Dido: Thank You

Kënga: Thank You
Artisti: Dido

Dido Florian Cloud de Bounevialle O’Malley Armstrong e njohur shkurtë si Dido është një këngëtare sipmatike nga Britania e Madhe.

Ajo u bë e njohur botërisht me albumin e saj të parë No Angel (1999) që u shit në mbi 21 milionë kopje në botë. Dido ka fituar shumë çmime dhe njihet si një nga këngëtaret më të fuqishme britanike të zhanrit pop.

Dido është motra e Rollo Armstrong të shumë njohurin e grupit Faithless. Ajo madje i ka kënduar vokalet bashkëngjitëse për këtë grup 1996-99.

Përpos zërit të fuqishëm dhe mbresëlënës ajo njihet edhe për faktin se vetë i shkruan tekstet e këngëve të saj. Familja e saj nuk ka pasur televizor gjatë fëmijërisë së saj prandaj ajo duke kënduar ka zbuluar talentin e vet.

Kënga Thank You u përdor edhe nga artisti i njohur i repit, Eminem në këngën Stan ku së bashku me Dido-n krijuan një mega-hit botëror.

Portalb ju rekomandon të dëgjoni muzikën e saj.

Ueb faqja zyrtare: DIDO , në Facebook dhe Twitter 

Lajme të ngjashme

Back to top button