Pse kjo fjalë e fuqishme është sekreti i një marrëdhënie të lumtur?

Qëllimi! Po po, qëllimi.

Madje, vet në fjalor ju keni të shpjeguar se qëllimi është arsyeja se përse diçka ekziston, bëhet, përdoret etj. Me këtë përcaktim në mendjen tuaj, jemi kurioz se si ju do t’i përgjigjeshit kësaj pyetjeje: “ Cili është qëllimi i marrëdhënies tuaj me partnerin?’ Eshtë qëllimi juaj lumturia, gëzimi, seksi apo diçka tjetër? Për çdokënd përgjigja mund të jetë e ndryshme, dhe në varësi të saj, mund të arrihet në një konkluzion më konkret se cili është realisht qëllimi juaj në marrëdhënien që keni.

Është mëse normale që kjo pyete mos t’ju ketë shkuar kurrë në mendje deri më tani, sepse e vërteta është se nuk keni kohë! Kush e ka mendjen në fund të fundit t’i bëjë vetes së tij këtë pyetje kur ka oraret e punës për të zbatuar, ka fëmijët, orët e dentistit, ka për të gatuar në shtëpi, për të vënë rrobat të lahen etj etj.

E dimë që jeta jua është tepër e ngarkuar, por, mos harroni se gjithçka varet nga ju për ta bërë ketë jetë që ju keni të funksionojë dhe të zhvillohet. Herën tjetër që shtriheni me partnerin tuaj, ktheni kokën dhe pyesni veten se cili është qëllimi dhe dëshirat tuaja më atë person.

Në rast se ju po shpresoni dhe dëshironi ta rrisni zhvilloni, ujisni dhe forconi atë marrëdhënie gjithmonë, atëherë ja ku e keni edhe ju një qëllim. Të bëni që marrëdhënia juaj të funksionojë! Mendohuni vetëm për një moment.

Ka shumë mundësi që dëshirat që ju mund të keni të jenë totalisht të ndryshme nga ato të partnerit tuaj. Dhe kjo është diçka mëse normale pasi në fund të fundit jeni dy persona të cilët nuk keni të njëjtat nevoja apo rrethana ashtu si tjetri. Çështja qëndron nëse keni apo qëllimin final të njëjtin. Pra, nëse jo vetëm ju, por edhe partneri juaj ka qëllim ta bëjë lidhjen tuaj te funksionojë, të ecë përpara dhe të rritet.

Në rast se po, atëherë jemi shumë ok deri më tani. Pra, një çift i cili ka një qëllim të përbashkët ta bëjë lidhjen të ecë përpara dhe të zhvillohet, dhe këtë qëllim e kanë shumë të qartë dhe duan ta vënë në zbatim, atëherë ata e arrijnë më lehtë këtë gjë!

Është shumë e nevojshme që përveç përcaktimit të qëllimit tuaj si çift, të pyesni njëri tjetrin se çfarë kuptimi dhe dëshire keni ju për një marrëdhënie të lumtur. Çfarë dëshironi në fund të fundit konkretisht të keni dhe përjetoni me njëri tjetrin. Si dëshironi ta ndërtoni jetën tuaj me njëri tjetrin dhe se cilat janë nevojat që ju keni për t’u ndjerë të lumtur.

Qëllimi ju ndihmon të qëndroni të fokusuar në veprimet të cilat çojnë në një marrëdhënie plot kuptim dhe ndjenja. Pra, cili çift dëshironi të jeni, ata të cilët kanë një qëllim të përbashkët dhe punojnë fort për ta arritur atë duke plotësuar çdo nevojë dhe përjetim të një marrëdhënie të dëshiruar nga të dy, apo çifti i cili nuk asnjë qëllim konkret apo dëshire konkrete në horizont për njëri tjetrin?

Lajme të ngjashme

Back to top button