Ndahet nga jeta “melodia” e “Titanic”

Dy herë fitues i çmimit “Oscar”, 61-vjeçari James Horner, kompozitori i filmit të famshëm “Titanic”, ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti ajror në Kaliforni. I njohur për talentin e jashtëzakonshëm, Horner njihet edhe për kolonat zanore në filmat “A Beautiful Mind”, “Field of Dreams”, “Apollo 13”, “Avatar”, “Star Trek II” etj. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur të hënën në Facebook asistentja e tij, Sylvia Patrycja, e cila shkruan: “Kemi humbur një njeri të mrekullueshëm, me një zemër të madhe dhe talent të pabesueshëm. Ai vdiq duke bërë atë që dashuronte. Faleminderit pët të gjithë mbështetjen dhe dashurinë”,- e ka mbyllur postimin Patrycja.

Horner ishte duke pilotuar me avionin e tij privat, teksa është rrëzuar rreth 60 milje në veri të Santa Barbara-s, të hënën në mëngjes, thonë burimet zyrtare. Më herët, një burim ka raportuar se avioni, i cili ishte i regjistruar në emër të kompozitorit, është shkatërruar, por piloti nuk ishte identifikuar ende. / RevistaClass

Lajme të ngjashme

Back to top button