Ndryshime në BIBL ligë, prishen grupet

Kryesia e BIBL Ligës në momentet e fundit është ballafaquar me problem të papritur, pasi që ekipi i Mornar e ka anuluar pjesëmarrjen në ligën rajonale. Ekipi malazez i ka njoftuar kryesuesit e ligës se nuk do të mundë të formojë skuadër konkurruese, për këtët shkak edhe e anulon pjesëmarrjen duke mos bërë harxhime shtesë, në një situatë kur nuk do të ketë mundësi të luftojë për pozitë të lartë.

Edhe pse ishte një propozim që njëri grup të numëroj pesë ekipe dhe tjetra katër, kryesuesit e BIBL vendosën që dy grupet të bashkohen në një, kështu që kjo garë do të jetë mekarakter të ligës, në fakt të hjitha ekipet në kohën e rregullt të luajnë “secila me sicilën”.

Siq është e njohur Maqedonia prezantohet nga dy ekipe, (Kozhuv dhe Kumanova, pastaj Kosova me Siga Prishtinën dhe Pejën, Bullgaria me ekipin Ballkan dhe Levski, Galil Gilboa nga Izraeli, Teodo nga Mali i Zi, dhe Krajova nga Rumania.

Sipas sistemit të ri garues, dy ekipet e para gjatë fazës së ligës do të sigurojnë pjesëmarrje direkte në turneun final, ndërsa ekipet nga pozita e tretë deri në atë të gjashtë do të luajnë për dy vendet tjera për turneun final (i treti do të luajë më të gjashtin,ndërsa ikatërti me të pestin). 

Njëherit është bërë edhe shorti i xhiros së parë të sezonit të ri, kështu që me 15 tetor Kozhuvi do të luaj kundër Pejës në Gjevgjeli, ndërsa Teodo do të jetë nikoqire e Ballkanit. Me 16 tetor ndeshjen premier e luajnë Kumanova dhe Sigal Prishtina në Kumanovë, ndërsa xhiroja e parë do të kompletohet me duelin Krajova – Levski të caktuar me 17 tetor./ Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button