Policia e Maqedonisë e ndalon Xherdan Shaqirin (VIDEO)

Xherdan Shaqiri po vjen në Kosovë. Para pak minutash ai ka arritur në kufirin me Maqedoninë ku për pak minuta është ndaluar nga policia maqedonase, transmeton Indeksonline.

Arsyeja nuk është për ta dënuar me sa shihet nga kjo video, por për të bërë foto me yllin shqiptar të futbollit. Shaqa ishte bashkë me vëllain e tij me një veturë tejet luksoze të tipit Porsche Panamera me ngjyrë të bardhë.

Shaqa si duket në Kosovë ka ardhur për të vazhduar edhe pak ditë pushimi që i kanë mbetur ndërsa sot pritet të bëjë iftar në shtëpinë e tij në Zhegër të Gjilanit.

Përndryshe emri i tij edhe sot është lakuar në mediat italiane lidhur me largimin e mundshëm nga Interi./Zekirja Mexhiti/ Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button