Partia e babës tem

Të gjithë liderët nuk kanë një gjak, ato janë të ndryshëm. Traditat janë të ndryshme ashtu siç janë të ndryshëm vet njerëzit. Çdo vend e ka liderin e vet. Liderët janë si kombet, të ndryshëm. Lideri është sinonim i shumicës, ai është populli, por jo populli në tërësi. Ai mund të shahet, koruptohet, shantazhohet, kidnapohet, harohet , ka raste që nuk harohet asnjëherë.

Më parë, ata kanë vendosur, kanë vetvendosur jo për vete por për njerëzit e tij. Ai që vendos, që dëshiron të vendos ka dhe njerëz të vendosur rreth tij. Ku kaplon vendosmëria vritet frika, pakësohen frikacakët.

Sot liderët konsulltohen, ai që konsulltohet flet me gojë. Dihet se fëmija i edukuar mirë, konsulltohet me prindin e tij. Lideri a thua duhet me babën të konsulltohet për njerëzit e tij, a e bëri baba lider ?! CV-në (si-vi)-ja ka mbush baba e me CV-në e babës kyçet në parti. Ç’bëri partia për të ? Tash vie koha e ndrimit të roleve. Partia u bë baba i tij! Baba CV-në kurse partia PHD-në (pi-ejxh-di-në). Partia vrau babën, i cili sheqerkë pas sheqerke riti djalin e tij të papërfillur. E tash vijnë ulurimat, klithmat e popullit që i’u është bërë jeta fatkeqësi. Britmat e tyre për ekzistencë, mjerim! Koha kur burrat bëhen javatore, jo nga burnia e grave por nga partia. Gradualisht jemi duke u gozhduar në festën e djalit të babës, festa bëhet jashtë oborrit të pallatit, ku djali shikon se si vdesin të tjerët nga një sëmundje ngjitëse, ilaçin e së cilës e ka në dorë por duhet të konsulltohet se a duhet dhënë popullit apo jo.

Në esencë as tradita nuk thotë kështu, karizmatik lindesh nuk bëhesh kurse kriminel dhe i koruptuar bëhesh e nuk lindesh, dhelpërinë e përdorur për të gënjyer mundet secili, por turpi ah si u harua turpi…

 

Lajme të ngjashme

Back to top button