Shkëndija me Bregallnicën, Drita kundër Metalurgut

Ekipi i Shkëndijës, që sezonin e kaluar ishte finaliste e Kupës së Maqedonisë, në duelin çerekfinal për kundërshtarë do të ketë Bregallnicën. 

Kështu ka vendosur shorti i hedhur sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ku përfaqësuesit e 8-të klubeve çerekfinaliste tërhoqën emrat e rivalëve të fazës së ardhshme të kësaj gare. Ndeshja e parë ndërmjet Bregallnicës dhe Shkëndijës do të luhet në Shtip, ndërsa ajokthyese në Tetovë.

Fituesi aktual i Kupës, Teteksi për kundërshtar ka Napredokun, ndërsa Drita e Bogovinës do të përballet me Metalurgun, dyshen e fundit e përbëjnë skuadrat e Ligës së Parë, Pelisteri dhe Rabotniçki. 

Ndeshjet e para të 1/4 të Kupës së Maqedonisë luhen me 13 tetor me fillim në orën 14:00, ndërsa ndeshjet e kthimit në program janë më 20 nëntor në orën 13:00. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button