Shkëndija – Aberdeen të enjten në mbrëmje

Shkëndija do të përballet me Aberdeen FC të enjten (02.07.2015) në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 21:05 në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të Liga Evropës. Kështu është vendosur në konsultim me UEFA-në dhe klubet tjera të involvuar në zgjedhjen e terminit të zhvillimit të takimit të parë.

Dyshimet e terminit u shfaqën pasi gjithë klubet përfaqësuese të Maqedonisë në Kupat Evropiane si teren vendas kanë paraqitur stadiumin ‘Filipi i Dytë’ dhe shorti caktoi që Shkëndija dhe Renova në ndeshjen e parë të jenë nikoqir. Rjedhimisht njëra skuadër duhej të ndryshojë termimin dhe ndeshjen e saj të luajë më 30 qershor. Kështu tani më është definitive se Shkëndija do të luajë më 2 korrik, ndërsa me kërkesë të kryesisë së klubit është caktuar që takimi të fillojë në orën 21:05 minuta. Ndeshja e kthimit në program do të jetë pas një jave (09.07.2015) në Aberdeen të Skocisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button