Koncerti “VIJMË” mbahet nesër në Shkup

Në kuadër të ciklit “VIJMË…”-Talentët e Rinj 2015, nesër do të mbahet koncert artistik. Në këtë koncert do të performojnë Ansambli frymor “CORONA” , Trio “VIVA ARTE” dhe Mustafa Imeri.

Koncerti do të mbahet në Sheshin “Skendërbe”, në Çarshinë e Vjetër, me fillim në orën 22:00. Ky koncert një ditor do të karakterizohet me miqësi multikulturore, me ngjarjet e artit, muzikë, poezi, artistë, konkurse në lojëra lokale dhe tradicionale me përmbajtje të ndryshme, që do t’i argëtojnë vizitorët, thonë për Portalb organizatorët.

Organizatori, Qendra Kulturore Informative – Shkup do të marrë masa të veçanta për prodhimin e ngjarjes dhe të sigurojë animacione të përshtatshme. Koncerti do të prekë disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë: lidhjen ndërkulturore, shkëmbimin e artistëve dhe dialogun ndërkulturor. Kështu Qendra Kulturore Informative-Shkup i fton të gjithë në këtë ngjarje, ku do t’iu jepet hapësirë për performancë të gjithë talentëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button