Recension: Golgotë: nëna me foshnjen gjashtëmujore në kërkim të jetës më të mirë

 

golgota-majka-dete-09876-0098-crop-resize

 

Nuk ka dyshim se pas deklaratës së kryeministrit Gruevski për refugjatët (“gjysma nga ajo që është shkruar është e saktë…”) sikur të ishte dhënë dritë e gjelbër që pjesa më e madhe e mediave që i quajmë proqeveritare, ta ndryshojnë qëndrimin ndaj këtyre të përvuajturve. Përnjëherë ata nuk ishin vetëm problem për vendin, por edhe njerëz fatkeqë që kërkojnë shpëtim. Kjo, gjithsesi, nuk nënkuptoi se menjëherë u ngrit kualiteti i kontribueteve në media në lidhje me këtë fenomen dhe me këta njerëz. Mirëpo, në gjithë këtë “vërshim” tekstesh dhe fotografish gjithsesi tashmë definohet njëfarë kualiteti dhe ai duhet të potencohet.

golgota-majka-dete-09876-0098Linku deri te artikulli origjinal: Golgotë: nëna me foshnjen gjashtëmujore në kërkim të jetës më të mirë

Data dhe koha e publikimit: 18.06.2015, 09:27

Data e recensionit: 18.06.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

Buzëqeshja e fëmijëve na i zbuti zemrat dhe njëkohësisht na krijoi edhe një ngushtim në gjoks. Me siguri halli është shumë i madh, që nëna me foshnjen gjashtëmujore ka vendosur të niset në rrugë me mijëra kilometra, në të cilën ka lloj-lloj rreziqesh… Nëna përpiqej t’ia ndërrojë teshat foshnjes së saj, mirëpo nuk kishte tesha të tjera ose donte t’i ruajë ato për më vonë, kështu që vetëm ia rregulloi pozitën që të jetë më komod.

Kontributi futet përtej sipërfaqësisë së zakonshme dhe ofron shumë të dhëna për një familhe në të cilën përveç babait dhe gjashtë fëmijëve, tregim i veçantë është edhe nëna e heshtur, e cila, është e qartë se vuan më së shumti nga të gjithë, dhe sipas zakoneve, duhet të heshtë dhe të durojë. Përpjekjet e saj për t’u marrë me nevojat e fëmijëve dhe fakti se me gjasë gjatë rrugës e ka lindur foshnjen dhe e ka kaluar periudhën e lehonisë diku në Lindjen e Afërt, është një ndjenjë tepër shokuese.

Në kontributet në pjesën më të madhe të mediave dominon një segregacion i lënë pasdore, mirëpi i pranishëm në “ne” (që jemi të detyruar t’i durojmë të ardhurit) dhe “ata” (që do të shkojnë, t’i durojmë). Madje, te shumë kolegë fotoreporterë, veçanërisht ata me emër, vërehet njëfarë “folozofie shizike”, për hyrje më të lehtë në magazinet evropiane nëpërmjet kontributeve joreale, siç janë, për shembull, fotografitë nga autostradat ku biçiklistët u ngjajnë ekskursionistëve që buzëqeshen gjatë perëndimit të diellit (!) ose dofarë garuesve nga “Tour de France”, sikur bëhet fjalë për manekenë sportivë.

Gjithsesi se teksti që e kemi përpara nuk e ka atë “Dostojevskin” që e kërkon situata, mirëpo është shumë më i sinqertë dhe – i drejtpërdrejtë, siç është autori konsekuent për të marrë informata prej dikujt që nuk di anglisht, dhe ka kërkuar përkthyes në mesin e afganistanezëve. Këtu me siguri është humbur shumë kohë, mirëpo fotoreporteri ka qenë këmbëngulës. Me siguri edhe fotografitë nuk janë bërë për t’u pëlqyer – por për të kapur një situatë, që sot akoma është e rrallë.

Lajme të ngjashme

Back to top button