Fanella e Xhakës shitet më së shtrenjti në një ankand

Fanella me numrin 34 që e bart mesfushori kosovar Granit Xhaka te Borussia Moenchengladbachu, është shitur më së shtrenjti në një aksion humanitar “Save the Children” të organizuar nga ekipi gjerman, kanë njoftuar të martën mediumet gjermane, transmeton koha.

Në një ankand online, fanella e Xhakës, të cilën e barti në ndeshjen e fundit kampionale kundër Braunschweigut, është shitur për 850 euro.

Bëhet e ditur se në kuadër të këtij projekti humanitar, ekipi gjerman ka tubuar rreth dhjetë mijë euro.

Xhaka 21-vjeçar, këtë edicion ka regjistruar gjashtë paraqitje në Bundesligë, ndërsa pjesë e Borussia Moenchengladbachut është prej verës së shkuar kur u transferua nga skuadra e Baselit.

Lajme të ngjashme

Back to top button