Galliani: Casillas ? Në Janar flasim…

Zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani ka refuzuar të komentojë mbi spekulimet e fundit se portieri i Real Madrid, Iker Casillas, është i lidhur me një kalim tek gjiganti Italian.

“Nuk flas për transferime para Janarit. Më lejoni të mos flas mbi këtë, aq më pak kur bëhet fjalë për lojtarë të ekipeve tjera. Nuk do komentoj asgjë”, ishte cituar të ketë thënë Galliani.

Në orët e fundit është spekuluar një kalim i Iker Casillas tek Milan gjatë Janarit. Për më shumë, thuhet se edhe vet portieri i ka ofruar Milanit transferimin e tij.

Sidoqoftë, asgjë nuk është e sigurtë dhe vetëm konfirmimet nga klubet mund të vërtetojnë gjithçka.

Lajme të ngjashme

Back to top button