Dizgjinat e kalit

Bota ka shumë bukuri natyrore. Është përplot me lumenj, liqene, pyje, male dhe oqeane. Oqeani është shumë i madh. Thellësia e saj ndonjëherë është e frikshme e ndonjëherë e bukur. Për njerëzit politika është një oqean, aty mund të kundërveprosh por edhe të zbavitesh, varësisht se a je në drejtimin e njëjtë të dizgjinave të kalit.

Shumica ditojnë me politikë në të cilën mënyrë ajo u’a ka burgëtuar trurin, i ka zhveshur nga të menduarit njerëzisht në atë mendje të limituar. E drejta e grave, fëmijëve, kafshëve, por të dirigjuar mentalisht, është haruar mendja apo duhet filluar me një kampanjë, ” e drejta e të menduarit”. Njerëz të izoluar në këtë botë, kafshë të izoluar nëpër shtëpi, po, të izoluar. Dizgjinat e kalit kanë dhënë urdhër, mjaft fëmijë, izoloi kafshët! Depopullimi i qenies më të bukur me mendje të akorduar. Ku mbeti mendja e pastër e kohës së vjetër në mesjetë, në atë çast edhe trupi edhe mendja ishin atlet, atletët e botës së pastër, oqeani i pastër po edhe politika e pastër. Politika e atjeshme ka avulluar mbi oqeanin e atjeshëm, morri fund gjithçka. Njerëz pa pikë talenti në vete, pa mendje në vete, mbysin fidanin e talentit tek të tjerët dhe flasin për një subjektivizëm të kulluar. Nuk është qetësia para stuhisë por të stuhishëm në qetësi!

Nëse pushteti është liqen, opozita duhet të jetë oqean, ku duhet të dridhet gjithçka nga dallgat e mëdha protestuese. O mëndje e bekuar e transformuar në vegël dore, çohu e pastrohu nga kjo marrëzi që të ka kapluar ty, mua dhe oqeanin e pafund. Dil nga bota e zhdrejtë dhe bëhu nismëtar i drejtësisë, të gjithë do jenë me ty se ti je i drejti.

Lajme të ngjashme

Back to top button