Heroi nuk duhet të vlerësohet si antipod në shtetin e vet

Lajmin ogurzi për vdekjen e hershme të Ismailaki Ahmedit e mora po ditën që vdiq, 24 shtator. Ishte vdekje e dhimbshme, djaloshi tetovar sa i kishte mbushur të dyzet e nëntat. Përderisa miku im më fliste në telefon për vdekjen e tij, në kokën time silleshin episode jetësore të Lalës së gjallë (shoqëria e afërt e thërriste me nofkën Lalë). 

Lala ishte një djalosh energjik, po te mos kishte shpirt fisnik, temperamenti dhe nervozet të cilat shpreheshin te Lala, atë do e bënin njëri të “dobët” për ata që se njihnin. Me Lalën ishte e kundërta, nervozet manifestoheshin si rezultat kur nuk gjente forcë për t’i kontribuar çështjes kombëtare. 

Kjo e tmerronte, por ai asnjëherë nuk e humbi vullnetin dhe optimizmin se çështja shqiptare një ditë do të zgjidhet përgjithmonë. Tek sa po i shkruaj këta reshta po me parafytyrohet Lala në vitet e 1998/1999, kur vinte ndonjë intelektualë apo politikan nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. 

Lala ata i dëgjonte me vëmendje, hapte gojën dhe si sufler i pavërejtur përsëriste fjalët e tyre një nga një! E shikoja Lalën që aq shumë bëhej empatik, i cili ishte vetë ai dhe i njëjti person. Thënë të vërtetën unë kur nuk kisha pa e as dëgjuar empati me patriotike se atë të Ismailaki Ahmedit. 

Në të gjitha punët praktike duke filluar që nga dërgimi ndihmave humanitare në formë malli dhe veshmbathje e si pjesëmarrës i rregullt i “Tre përqindëshit” e deri të fondi “Vendlindja thërret”, pa lavde dhe ankesa personale ai gjithkund ishte vullnetarë, por Lala i ynë nuk ishte i kënaqur me aq. 

Ashtu siç nuk luftoj për emër e nam në Oslo, një ditë vendosi që t’iu bashkëngjitet forcave ushtarake të UÇK-së. Ditën që u nis në luftë nuk ishte me ai “nevriku” simpatik, atë ditë ishte Lala i buzëqeshur optimist dhe simpatik. Pasi që Kosova u çlirua, u gëzua pa masë, duke arsyetuar: “se e shumta u çlirua tash na kanë mbete edhe pak punë”. Edhe atë “pak punë” Ismailaki Ahmedi e kreu me nder, mori pjesë edhe në krizën e Maqedonisë. 

Pasi që përfundoi kriza në Maqedoni, Ismaili vendosi të rikthehej në vendin e lindjes, me 2003 në Tetovën e dashur. Ndjenja e madhe për drejtësi që kishte Ismaili ndaj kauzës kombëtare e sidomos synimeve të cilat i luftoj, filluan të veniten duke pas parasysh realitetin politik pas çlirimit. 

Tetova nuk ishte vendi që e bënte të lumtur Ismailin, u kthye prapë në Oslo më 2011 për të jetuar një jetë të qetë dhe të ndershme si një bashkëshort, prind, vëlla dhe hiq me pak si një shqiptarë i ndershëm. Ne si për humor i thoshim: “Lalë kur donë t’ia nisësh luftën prej fillimit”. Ismailhaki Ahmedi e dinte që lufta tash është më e vështire! 

Ishte pak i zhgënjyer sepse disa prej atyre intelektualëve, patriotëve dhe politikanëve që dikur Lala i ynë i mimikronte me kënaqësi, tani kishin ndryshuar. Më nuk e kishin ideal mirëqenien kolektive e kombëtare, ideali i tyre tash ishte zvogëluar, në të kundërtën, zmadhuar në mirëpasje individuale. 

Ismailhaki Ahmedi, amanet kishte lënë që të varroset në vendlindje. Në mbrëmjen përkujtimore të Lalës që u mbajt në klubin “Besa” të Oslos morën pjesë familjarë, shokë dhe veteran të luftës si dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë, për tu përshëndetur për here të fundit me veprimtarin modest. 

Lala ishte i ri për të vdekur, por bëri një jetë të pastër dhe fisnike, sa dikush të jetonte dyfishin e jetës së tij. Iku nga ne me një bagazh shume të pasur dhe të dinjitetshëm. Isamailaki Ahmedi do mbahet mend si punëtorë i ndershëm, modest, trim dhe pjesëmarrës i luftës çlirimtare tek shqiptarët, këtë vlerësim ia japim ne si shqiptarë, po edhe norvegjezët e ndajnë këtë mendim me ne. 

Nëse nacionaliteti maqedonas nuk e vlerëson si të tillë! “Atëherë ka shumë punë për të bërë” – do thoshte edhe Lala! Tek e fundit heroi nuk duhet të vlerësohet antipod në shtetin e vet.

Lajme të ngjashme

Back to top button