Muslimanët e SHBA-së dënojnë sulmin ndaj kishës afro-amerikane

Organizatat muslimane në Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin ndaj kishës dy ditë më parë në shtetin amerikan të Karolinës së Jugut, ku u vranë nëntë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit të Organizatave Muslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USCM), Osama Xhalal, ka thënë Anadolu Agency (AA) se dënojnë sulmin ndaj kishës së vjetër në qytetin e Charleston, aty ku luteshin kryesisht afrikano-amerikanët. Xhelal gjithashtu shprehu ngushëllime për familjet e të vrarëve në sulmin në fjalë.

Ai shtoi se komuniteti musliman në Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë me amerikanët afrikanë, dhe do të vazhdojë me përpjekjet maksimale kundër diskriminit racor dhe theksoi rëndësinë e dialogut.

Sulmin e ka dënuar edhe Këshilli i Organizatës së Marrëdhënieve Islam – Amerikë (CAIR) përmes një deklarate për shtyp.

Një person i armatosur, i identifikuar si Dylann Roff, 21 vjeçar kreu një sulm të armatosur në një nga kishat më të vjetra në zonë, në “Emanuel African Methodist Episcopal”.. Në sulm mbetën të vrarë nëntë persona, ndërsa sulmuesi u arrestua në Shelby, në Karolinën e Jugut.

Lajme të ngjashme

Back to top button