Ish-ministri i Jashtëm gjerman: Bota duhej të bënte më shumë për të parandaluar gjenocidin në Srebrenicë

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel tha se bashkësia ndërkombëtare duhej të bënte më shumë për të parandaluar gjenocidin të ndodhur në Srebrenicë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klaus Kinkel në një panel në Berlin, të organizuar më 15 qershor nga Shoqata “Genocide Alert” dhe Asociacioni-Gjermano-Atlantik, theksoi se edhe vet Gjermania mund të bënte më shumë për të parandaluar masakrën në Srebrenicë.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe Gjermaninë, duhet të kishte bërë më shumë për të parandaluar vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Srebrenicë.

Kinkel, i cili ishte ministër i Jashtëm në periudhën 1992-1998, tha se bashkësia ndërkombëtare tani duhet të jetë shumë më aktive për të parandaluar vrasjet dhe masakrat që po ndodhin në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Back to top button