Një foshnjë infektohet nga ethet e Nilit, rasti i dytë në Maqedoni

Një foshnjë më vogël se një vit është rasti i dyti i konfirmuar laboratorik i infektuar nga ethet e Nilit perëndimor në Maqedoni, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e cila për rastin është njoftuar nga Instituti për Shëndet Publik.

Foshnja nuk ka udhëtuar jashtë shtetit. Simptomat e sëmundjes kanë filluar disa ditë, pas çka është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve me temperaturë të rritur, diare dhe sekret në hundë. Foshnja tani është në gjendje  të mirë të përgjithshme shëndetësore dhe dje pasdite është lëshuar në kurim shtëpiak, informon Ministria.

Ky është rasti i dytë i etheve të Nilit perëndimor në shtet në vitin 2013. Sëmundja transmetohet me thëmbimin e mushkonjës së infektuarit nga virusi i etheve të Nilit perëndimor.

“Te numri më i madh i i të infektuarve mund të kalojë pa simptome, ndërsa te pjesa më e vogël e të infektuarve paraqiten simptome si temperatura e lartë, ethet, kokëdhimbje, vjellje lodhje… Vetëm te 1 për qind mund të paraqiten komplikime më serioze, si meningjit, encefalit, paraliza poliomlite. Parandalimi më i mirë është vetëmbrojta – shfrytëzimi i kremave dhe mjeteve kundër mushkonjave, si dhe desinfektimi i sipërfaqeve publike” kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button