Hani konfirmon bisedën me Ahmetin, thotë se mediat e keqinterpretuan

Tair Hani konfirmoi autencitetin e bisedës së pulikuar nga LSDM-ja për të cilën thotë se i përket periudhës kur ai sapo ishte emëruar zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Hani, ishte një nga eksonentët e lartë të BDI-së, të cilit lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev i publikoi bisedën telefonike me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, raporton strugalajm.

Hani i quan tendencioze keqintrepretimet e kësaj bisede nga një pjesë e medias, duke u shprehur se ai është i hapur që LSDM-ja, të publikojë të gjitha bisedat sepse në punën e tij në funksionet publike, prioritet ka qenë vetëm përfaqësimi i drejtë, miratimi i ligjeve apo afirmimi i  mekanizmave në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, si dhe avancimi i kuadrove dhe realizimi i projekteve në dobi të qytetarëve.

‘’Biseda me kryetarin Ali Ahmeti është menjëherë pas emërimit si zv/ministës në MTL në të cilën ministri deri atëherë nuk ka pasur asnjë përfaqësues shqiptar. Si sekretar shtetëror, zv/ministër apo ministër, trajtimi problematikave me kryetarin ka qenë i përhershëm dhe në funksion të punës dhe detyrave. Jo rastësisht si rezultat i këtij komunikimi dhe mbështetjes së kryetarit, nuk kanë munguar edhe rezultatet si: 10 punësime të reja në MTL, që ndikuan në përfaqësimin e drejtë dhe proporcional në këtë ministri, tre anëtarë në Komisionet e MTL me  parimin e përcjelljeve dhe pjesmarrjes së përhershme në grupe pune. Gjithashtu, kthimi i 250 000 eurove Komunes së Likovës për ujësjellësin, gjë që mund të dëshmoj kjo e fundit,asfaltimi i rrugës së Kalishtës, asfaltimi  i një rruge lokale në Kërcovë, hapja e tenderit për ujësjellësin e Kërcovës. Fillimi i rehabilitimit të rrugës Gostivar-Bogovinë-Tetovë, realizimi i projektit të fizibilitet-studimit për rrugën Tetovë –Gostivar’’, ka deklaruar Hani.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. O Tahir,Tahir Hani.Harroi bre pallavrat se s’je ai që ishe 1986 kur të gjykonin për për nacionalizëm dhe separatizëm.
    Zotëri,lekët të prishën fund e majë.Bota u kuptoi se kush jenë dhe çfarë jeni,tani më mbetët edhe pa brekë,por është e mira që të largoheni gjërsa s’është bërë vonë.Vetëm Musa ua “yberdh” faqen,i ngarkoi valigjet e tash e ka
    lehtë.Më shëndet ta kenë shqiptarët patriotizmin tuaj.

  2. shume projekte keni bere i nderuar zoti Tahir…..jemi ngopur me projektet tuaja madhore dhe me ceshtjet kombetare…..ju tere keto projekte i keni realizuar sepse keni ushtruar nepotizem dhe i keni mbushur xhepat nga tenderat…………..ju lumte dhe ishalla nje dite te gjithe denoheni nga zoti dhe me mos e prisni mbeshtetjen e popullit shqiptar….turp p[er ju dhe per demantet nga pergjimet…………..

Back to top button