OH Hilal ndihmon refugjatët që tranzitojnë nëpër Maqedoni

Organizata Humanitare Hilal, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame , të Hënën më datë 15.06.2015 ndërmori një aksion humanitar për të ndihmuar refugjatët nga Siria dhe Iraku të cilët tranzitojnë nëpër vendin tonë, për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian.

OH Hilal e kishte të pamundur që të reagon menjëherë për tu dalë në krah këtyre njerëzve për shkak të sulmit që pati në BFI pastaj edhe konflikti në Kumanovë, informojnë nga kjo organizatë.

Dje,  disa ekipe të OH Hilal të udhëhequra nga Kryetari i saj, Mustafa Dauti ndërmorën një aksion, nga Gjevgjelia e deri në Kumanovë, duke shpërndarë pako me ushqime të ndryshme, sanduiçë, pashteta, bukë, lëngje e gjësende të ndryshme, ushqime speciale për fëmijë, me qëllim që tu dilet në ndihmë këtyre njerëzve të cilët po kalojnë nëpër vendin tonë për ti shpëtuar vdekjes dhe për të gjetur një jetë më të mirë… Aksionet e tilla siç informojnë nga kjo organizatë humanitare, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, duke pasur parasysh se dita ditës po ngrihen temperaturat, ndërsa qarkullimi i tyre gjithmonë po bëhet më i rëndë.

1 5 6

Lajme të ngjashme

Back to top button