Kumanova në aksion për ndihmë të emigrantëve

Edhe pse sipas BBC, shteti i Maqedonisë vazhdon të jetë ‘vendi më i keq për emigrantët’, qytetarët nuk mund të rrinë duarkryq pranë gjendjes së rëndë të emigrantëve. Me qëllim që sado pak t’u dilet në ndihmë këtyre individëve që pa dëshirë po e braktisin vendlindjen, kanë filluar të organizohen aktivitete bamirëse nga të gjitha anët.

Kështu në xhaminë e qytetit të Kumanovës D-r. Zekirja Shaini, D-r. Rexhep Etemi, D-r. Rabije Mustafi dhe bashkëqytetarë të tjerë po iu ndihmojnë emigrantëve me ilaçe, ushqim e veshmbathje.
ndihme-1

ndihme-2

ndihme-3

Ndërkohë aktivitet me qëllim të njejtë ka organizuar edhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Komisariatin e refugjatëve në kuadrin e UNHCR. Aktiviteti i tyre u mbështet nga Universiteti FON, me ç’rast aksion humanitar u realizua në lokalet e Univeristetit FON, në Shkup. Qytetarët mund të dhuronin ushqime e veshmbathje. Nga universiteti njoftojnë se janë mbledhur mbi një ton ushqim, ujë e materiale higjienike. Dhe nga organizatorët do t’iu ndahen personave më të lënduar.

Edhe shoqata Vizioni-M, dega Kumanovë sonte i ndihmoi refugjatet me 130 pako ushqimore dhe forma të ndryshme vullnetare nga aktivistët e shoqatës.
vizioni-1

vizioni-2

vizioni-3

vizioni-4

Lajme të ngjashme

Back to top button