Bojaxhi: Tirana është shkatërruar për përfitime korruptive klienteliste (Intervistë)

Tirana ka nevojë për një plan zhvillimi që harmonizon nevojat sociale dhe ekonomike të qytetarëve me menaxhimin e territorit

Nëpërmjet të një intervistë të bërë për gazetën Mapo, lexuesve tanë ua prezantojmë kandidatin e pavarur për kryetar të Bashkisë së Tiranës z. Gjergj Bojaxhi.

Për kandidatin e pavarur për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Gjergj Bojaxhi, problemet me të cilat ndeshet sot kryeqyteti janë plotësisht të zgjidhshme në rast se bashkia do të konceptohet si e qytetarëve dhe për qytetarët. Bojaxhi flet për shumëçka në intervistën e tij për Tiranën, ku prioriteti i tij kryesor do të jetë mirëqeverisja “përmes ndërprerjes së lidhjeve dhe praktikave klienteliste; depolitizimit dhe qëndrimit larg politikës; përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe transparencë; si dhe menaxhimit profesional të Bashkisë”.

Z.Bojaxhi, ju vini në këtë garë si kandidat i pavarur e për pasojë i papërkrahur nga asnjë forcë politike. Pse qytetarët duhet t’iu votojnë ju në një kohë që eksperienca e deritashme ka treguar se pa përkrahjen politike projektet ambicioze për Tiranën nuk mund të realizohen?

Së pari, dua të saktësoj diçka që anashkalohet nga media. Unë jam kandidat i propozuar direkt nga zgjedhësit. Kandidimin tim e kanë mbështetur me firmë rreth 14 mijë qytetarë të Tiranës. Për këtë arsye, kandidimi im është i ndryshëm nga ai i dy kandidatëvë të partive kryesore të cilët kandidojnë si zgjedhje personale e kryetarëve të tyre, në injorim të plotë të mendimit apo vullnetit të drejtuesve të tjerë apo anëtarëve të partive përkatëse.

Së dyti, në Tiranë nuk është realizuar asnjë projekt ambicioz, as në kuptimin e rëndësisë publike, as në volumin e financimit. Dy dekadat e fundit, Tirana në fakt Tiranë është shkatërruar në mënyrë sistematike për përfitime korruptive klienteliste apo aptiake. Në fakt, Tirana mund të konsiderohet rast unik botëror i shkatërrimit urban të një qyteti, në çdo anë të tij pa kursyer as qendrën apo zonat symbol të tij. Qyteti është zhvillaue si një grumbull godinash, më së shumti banimi, pa asnjë infrastrukturë apoi shërbime të tjera të ëprshtatshme për të ofruar siguri dhe cilësi jetese. Ky lloj zhvillimi i Tiranës mund të gjendet në vitet 1830-1850 në disa qytete industrial ku të gjtiha zhvillimet e reja urbane u motivuan nga nevoja për të dnërtuar pfjetore për klasën puëntore që filloi të mësynte rrethinat e qyteteve që po indsutrializoheshin.

Ky lloj shkatërrimi është ka për autorë kryesorë të gjithë kryetarët e Bashkisë së Tirans dhe kryeministrat e vendit gjatë këtyre dy dekadave të fundit, pavërësisht nëse kanë qenë të PD-së apo PS-së. Për këtë arsye, unë dhe mijra qytetarë të tjerë jemi të bindur se e vetmja shpresë për të dnryshaur qytetin dhe qeverisjen e tij është t’i japim fundit sundimit të mbrapshtë të këtyre partive në Tiranë.

Çfarë komenti keni për sondazhet e kryera deri tani dhe për rezultatin tuaj në to? 

Nuk preferoj të komentoj sondazhet, aq më pak ngaqë nuk kam aptur mundësi të njihem me metodologjinë dhe të dhënat e tyre të detajaura. Megjithatë, në vija të përgjithshme duket se ato konfirmojnë atë që ne ndjejmë çdo ditë: me mijra qytetarë janë bashkuar rreth idesë për ndryshim politik dhe përpjekjes sonë për Bashkinë e Tiranës.

Ju keni qënë pjesë e qeverisjes së Berishës dhe jo vetëm, por edhe e strukturave demokrate dhe keni nje panoramë të qartë në mënyrën se si është qeverisur nga të djathtët por me eksperiencën tuaj besoj keni krijuar një ide të qartë edhe për këto dy vite qeverisje…Ku dallojnë ato mes njëra tjetrës dhe sa produktive kane qënë ato në raport me interesat e qytetarëve?

Unë kam shërbyer në poste teknike në qeverisjen e PD-së dhe nuk kam qenë pjesë e vendim-marrjes politike.

Mendoj se qeverisja e tanishme është një vazhdim i keqqeverisjes së mëparshme, veçanërisht qeverisjes PD-PS në mandatin e dytë të Zotit Berisha. Qeverisja vazhdon të mbetet qeverisje autokratike, ku e gjithë vendim-marrja politike është në duart e Kryeministrit dhe disa njerëzve të afërt të tij; qeverisja vazhdon të mbetet klientelsite në shërbim të disa klientëve të drejtuesve politikë.

Cilat janë problemet kryesore për Tiranën, por edhe për zonën rurale, pasi me ndarjen e re të territorit në administrim nuk do të keni vetëm qytetin, dhe çfarë zgjidhjesh ofroni ju?

Problemet krysore të Tiranës janë probleme politike dhe jo teknike: problemet e klientelizmit, korrupsionit dhe përdorimit politik të Bashksië. Zhvillimi kaotik i qytetit të Tiranës, mungesa e shërbimeve dhe problemet e tjera që ne ndeshim janë shkaktuar jo nga padija teknike apo mungesa e financimeve por nga braktisja e interesit publik e drejtuesve të Bashkisë, të cilët të etur për para dhe pushtet janë vënë përherë në shërbim të interesave klienteliste në kurriz të interesit dhe mirëqenies së qytetarëve. Bashkia e Tiranës deri më sot ka shërbyer nga njëra anë si zyrë sekserësh për leje ndërtimi dhe nga ana tjetër si zyrë partie, por asnjëherë si si institucion publik në shërbim të njerëzve.

Për këtë arsye prioriteti im kryesor do të jetë mirëqeverisja, përmes ndërprerjes së lidhjeve dhe praktikave klienteliste; depolitizimit total dhe qëndrimit larg politikës; përfshirjes së qytetarëve në vendim-marrje dhe transparencës; si dhe menaxhimit profesional të Bashksië. Bashkia e Tiranës do të jetë Bashki e qytetarëve dhe për qytetarët.

Nëse arrieht kjo, të gjitha problemet e tjera me të cialt ndeshet qyteti kërkojnë trajtim teknik dhe professional, që është plotësisht i realizuedshëm nga një ekip profesionistësh të aftë që punojnë vetëm për intertesin publik.

Sipas jush, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e dy rivalëve të tu në këtë garë?

Fakti që ata janë zgjedhje personale e kryetarëve të partive të tyre; fakti që ata karrierën e tyre politike ja dedikojnë krejtësisht dhe vetëm kryetarëve të tyre, do të thtoë që në krye të Bashksië ata do të vazhdojnë t’u shërbejnë kryetarëve dhe klientëve të kryetarëve. Duke qenë se të dy kryetarët e tyre kanë qenë që nga vitit 200 edhe drejtuesit e Bashksië Tiranë do të thtoë që e ardhmja e Tiranës është si e shkuara. Zoti Veliaj madje e ka thënë me haptasi që për të drejtimi i duhur për Tiranën është kthimi tek qasja e viteve 2000 të Zotit Rama.

Cili është mendimi juaj për projektin e Bulevardit të ri, ndërtimi i të cilit është ndërprerë. Do t’a vijoni projektin “Basha” apo do t’a ndryshoni?

Tirana ka nevojë të zhvillohet përtej kufijve të tanishëm. Ideja më e vjetër, gati prej një shekulli, është pikërisht ideja e zhvillimit në drejtim të Paskuqanit. Zoti Basha ka meritën që vendosi ta çojë përpara këtë ide. Projekti urban që ai propozoi, megjithëse teknikisht ka një sërë mangësish, është një project që mund të ringjallet. Problemi real i propoimit të Zoti Basha është që ai projekt u propozua të zhvillohej në mënyrë tërësisht klienteliste. Koncepti i Zotit Basha ishte që të gjitha kostot e zhvillimit të bulevardit do t’i përballonte publiku nga taksat e veta si dhe banorët e shtëpive që duhet të shpronësohen me tarfia qesharake, kurse të gjitha përfitimet,në vlerë qindra milionë euro, do t’u shkonin pronarëve dhe zhvilluesve të pronave në të dy anët anët e bulevardit. Me pak fjalë, një pronar që ka të themi rreth 100 m2 tokë në gjurmën e bulevardit do të shpronësohej për një vlerë të ëprafërt me 3000 euro. Ndërkohë që me ndërtimin e bulevardit vlera e tokës së komshiut të tij pak metra në anë të bulevardit bëhet me mijra euro ëpr metër katror. Kjo është arsye pse qytetarët që do të shpronësoheshin u ngritën në protesta. Për të mos u zgjatur më tej, mjafton të thtuhet gjithashtu që të gjtiha tokat anash bulevardit janë siguruar me kontrata parablerje nga klientët kryesorë politikë të partive politke në vend, të cilët do të ishin përfituesit e vërtetë real të këtij zhvillimi.

Vizioni im për çdo zhvillim përtej kufijve të tanishëm të qyteti duhet të bëhet duke balancuar kostot dhe përfitimet publike dhe private, sikurse bëhet në çdo vend tjetër të zhvilluar.

Po për planin urbanistik të miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe qëndrën e kryeqytetit, sepse edhe për to ka një debat mes dy kandidatëve të partive të mëdha?

Me  ndryshimin e kufijve administrativë të Bashkisë, plani duhet të ribëhet pasi ligji kërkon që plani duhet të përfshijë gjithë territorin adminsitrativ. Ky është një lajm i mirë pasi plani ka një sërë problemesh serioze. Dua të ëprmend vetëm faktin që në ëktë plan pothuajse çdo lulishte dhe zonë e gjelbër aktuale me përjashtim të parkut Rinia në bulevardin Dësh morët e Kombit është caktuar si zonë ndërtimi. Kështu e gjithë kurora e Parkut të Liqenit është caktuar si zonë që do ndërtohet, përfshi edhe zonën anash Korpusit të Universitetit Politeknik në krah të Universitetit të Arteve. Si zonë ndërtimi është caktuar edhe lulishtja mbas Palaltit të Kulutrës, Lulishtja në krah të godinës së Presidencës, e gjithë lulishtja përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit nga kryqëzimi i Kuvendit deri tek lulishtja në krah të Presidencës. Ky plan zhvillimor edhe pse tenton të vendosë disa kritere dhe standarte për zhvillimin urban ndjek të njejtën qasje të deritanishme: kthimin në ndërtim të çdo pjesë të pazënë me ndërtim qofshin këto lulishte apo hapësira të tjera publike.

Vizioni im është që Tirana ka nevojë për një tjetër plan, një plan të zhvillimit të gjithanshëm ekonomik, social dhe urban. Pra një plan që nuk përqëndrohet thjesht në zhvillimin e territorit por harmonizon nëvojat sociale dhe ekonomike të qytetarëve me menaxhimin e territorit. Kjo do të thtoë që zhvillimi urban duhet të garantojë të gjithë infrastrukturën dhe shërbimet e tjera për sigurinë dhe cilësinë e jetës, përfshi kopshte, shkolla, objekte shlodhëse dhe argëtuese, etj.

Për sa i përket pjesës së zhvillimit urban, unë mendoj gjithashtu që Tirana nuk ka nevojë për vetëm zhvillim, por mbi të gjitha për rizhvillim urban, pra për rizhvillimin e zonave ekzistuese.

Jeni shprehur gjithashtu se Tirana është keqadministruar, është cenuar në identitet, madje dhe abuzuar me të nga etja për pushtet e pasuri… Pse flisni sot për Tiranën, pse nuk i keni ngritur me kohë problemet e saj? 

Unë jam një ndër të paktët njerëz që e kam ngritur zërin kurdo dhe në çdo rast që kam menduar se po cënohej interesi publik. E kam bërë këtë gjë edhe gjatë kohës që kam shërbyer në psote publike edhe pse me qëndriemt e mia kam rrezukaur karrierën time. Këto qëndrime të miat janë të njohura publikisht dhe mund të verefikohen lehtësiht. Unë mund t;ju rikujtoj përshembull se unë kam qenë i vetmi person që kam denoncuar publikisht para kamerave fillimin e  ndërtimit të pallatit të parë në filim të digës, tashmë një pallat i shëmtuar ngjyrë vishnje, i njohur si pallati me tantellë.

Nëse rezultati për ju do të jetë po aq pozitiv sa flasin edhe sondazhet a keni menduar që pas zgjedhjeve, ju të vini me një ambicie të re politike me qëllim që të përfaqësoni edhe votën e atyre që do t’ju besojnë? Cili është plani “B” për Bojaxhin pas zgjedhjeve lokale?

Ndonëse unë jam ai që po kandidon për kryebashkiak të Tiranës kjo është përpjekje e shumë njerëzve. Në fakt, edhe pse nisi si vullnet i një grupi relaticisht të vogël njerëzish, tashmë ajo është përpjekje e mijra qytetarëve që duan ndryshimin e politikës. Ne jemi të gjithë të bashkuar rreth një ideje dhe jo një personi. Ne jemi të bashkuar rreth idesë dhe besimit se qytetarët duhet të vendosin vetë për mënyrën se si duhet të qeverisen. Ne jemi të bashkuar rreth idesë se çdo lloj sundimi nga një individ apo një kastë individësh, qoftë sundim politik, ekonomik, mediatik, është i rrezikshëm për lirinë dhe mirëqenien e njerëzve. Kjo ide dhe ky qëllim nuk ka për t’u shuar më 21 qershor, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. As unë, askush tjetër nga ne nuk ka bërë ndonjë plan, por ne kemi të gjithë një aspiratë: aspiratën për të kontribuar për një shoqërie ku sundon liria dhe dinjiteti njereëzor dhe jo një pakicë e korruptuar.

LEXO: Bojaxhi çel fushaten: Ne nuk jemi dele (video)

Lajme të ngjashme

Back to top button