Berat Jakupi nuk ka konkurrencë as në Evropë

Berat Jakupi ka fituar edicionin e 14-të me radhë të turneut ndërkombëtar të karatesë “Grand Prix 2013” që u mbajt në qytetin Pilsen të Çekisë. Në finale Berati në kategorinë e seniorëve në -84 kg ka fituar me rezultatin bindës 4-1 karateistin belg Muololu dhe kështu për herë të parë bëhet fitues i këtij turniri të madh ndërkombëtar të karatesë.

“Berati ishte i shkëlqyeshëm. Në kategorinë e seniorëve ishte bindshëm më i mirë se të gjithë kundërshtarët, ndërsa në kategorinë e juniorëve +78 kg, ai dëshmoi se është sportist i madh, duke i fituar 5 luftërat, e në finale mundi karateistin zviceran, duke grumbulluar 40 pikë që në karate janë dëshmi për formën e lartë.  Ky sukses që arriti Berat Jakupi në Pilsen të Çekisë, dëshmon se gostivarasi është në formën e shkëlqyer në prag të kampionatit botëror që do të mbahet së shpejti në Spanjë” deklaroi trajneri Arlind Huseini.

KK Fati në këtë turne kishte edhe garuesin tjetër, Doan Osmani i cili pas dy fitoreve në xhiron e tretë, edhe pse pati paraqitje të shkëlqyeshme, me vendim tendencioz të gjyqtarëve humbi luftën.
Ndryshe në turnirin “Grand Prix 2013” në Pilsen të Çekisë, ishin pjesëmarrës më shumë se 1.000 karateistë nga vende të ndryshme evropiane. / Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button