Promovohen studimet e Viktor Sopit për Fishtën e Gjeçovin

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve –Shkup, sot promovoi dy veprat shkencore të Don Viktor Sopit:  “Fishta, dëshmi e identitetit shqiptar”, dhe „Gjeçovi –tradita dhe qytetërimi shqiptar”. Promotori Sefer Tahiri, tha se autori vjen me këto dy botime të rëndësishme për letërsinë dhe kulturën shqiptare, pas një kontributi të vlefshëm që ka dhënë dhe vazhdon të jep në sferën e humanizmit dhe përcjelljes së mesazheve të paqes dhe përbashkimit ndërshqiptar.

Studimet e Viktor Sopit
Studimet e Viktor Sopit

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se është nderim i madh që sot këto vepra që i kushtohen dy kolosëve të mëdhenj të letërsisë dhe kulturës shqiptare, Fishta e Gjeçovi, promovohen në Shkup. Sipas tij, këto vepra të autorit Viktor Sopi, edhe më tepër e argumentojnë dhe përforcojnë identitetin tonë etnik-kombëtar në këto troje të lashta të Ballkanit.

Më pastaj, recensionet e tyre rreth këtyre dy veprave i paraqitën studiuesit: Prof. dr. Emin Kabashi – këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Dr. Zeqirija Ibrahimi – studiues dhe punonjës shkencor i ITSHKSH-së. Poashtu, një sintezë të përmbajtjes dhe rëndësisë së këtyre veprave, paraqitën edhe poeti e studiuesi Sarë Gjergji, dhe shkrimtari shkrimtari e publicisti Fadil Curri.

Ndërsa, autori Don Viktor Sopi, pasi i falënderoi të gjithë promotorët veç e veç, tha se motivi për të shkruar këto vepra ka qenë i kahershëm, që nga koha e studimeve të tij në Vojvodinë e Zagreb, kur ka arritur të mbledh dëshmi të shumta për veprimtarinë e këyre dy figurave madhore. Ai më tej tha se në këto botime është përfshirë gurra e pastër epike e lirike, por edhe komike e Fishtës, sikurse dhe puna krijuese e Gjeçovit në sistemimin e vlerave të kanunit të Lekë Dukagjinit.

Botues i këtye dy veprave me vlerë shkencore dhe kombëtare është Instituti Albanologjik i Prishtinës. Paraprakisht të njejtat janë promovuar edhe në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe në Institin Albanologjik të Tiranës.

Lajme të ngjashme

Back to top button