Vazhdon kriza te Shkupi, Vrapçishti afër kreut

KF Shkupi ka qenë e pa fat edhe në ndeshjen e radhës, duke humbur kësaj radhe nga Novaci me rezultat 3:2, e që është dhe disfata e tretë radhazi. Edhe pse Shkupi kësaj radhe me trajner të ri dhe me përvojë, nuk ka ndikuar kjo në lojë, pasi shkupjanët nuk kanë shfrytëzuar disa raste për shënim.

Pjesa e parë ka përfunduar 2:0 për nikoqirët ndërsa në pjesën e dytë rezultati ka qenë 3:0 që në fillim të ndeshjes. Shkupjanët edhe përkundër kësaj disavantazhe nuk u dorëzuan, por sulmuan portën kundërshtare dhe arritën të shënojnë dy gola. Së pari shënoi Blerim Guxhufi, e më pas edhe Ertan Hasani. Në minutat shtesë të lojës, gjegjësisht në atë të 93-të, pas goditjes të një prej sulmuesve shkupjan, me dorë në zonën e rreptësisë luan një futbollist vendas, por gjyqtari nuk pati guximin që të akordojë penalti, kështu që rezultati mbeti 3:2. Shkupi tani është në zonën e poshtme të tabelës dhe e rrezikuar për ti ikur ekipet e kreut me diferencë të madhe. 

Vrapçishti vazhdon serinë e fitoreve, pasi në ndeshjen me Borecin nga Velesi ka shënuar fitore të me rezultatin 2:1. Mysafirët të parët kanë kaluar në epërsi me golin e Panovskit, ndërsa vendasit me golat e Burak Mengës dhe Mujdin Nebi kanë siguruar fitore për tre pikë që e afrojnë Vrapiçishtin shumë drejt kreut të tabelës.

Drita e Bogovinës në përballjen me “11 Oktomvrin” ka shënuar fitore të madhe. Suksesi u arrit falë lojës së mirë gjatë 90 minutave duke krijuar raste të shumta prej të cilave janë realizuar vetëm dy dhe atë me anë të Marjan Bilbilovski në minutën e 19 dhe Armir Aliji në minutën e 88-të. 
Rrufeja-M edhe një herë ka zhgënjyer para tifozëve të vetë. Në përballjen me ekipin e fundit në renditjen Lokomotivën, ka luajtur vetëm baras 1:1. Vendasit që në minutën e 15 ishin në epërsi me golin e Daniel Radevskit, por mysafirët nga Shkupi kanë barazuar në pjesën e fundit të ndeshjes nëpërmjet të futbollistit Dumnjak.

Zajazi edhe një herë ktheher duar zbrazët nga ndeshjet që i zhvillon në cilësinë e mysafirit. Kërçovarët në Strumicë kanë humbur nga Tiverija me rezultat 2:0.
Pas xhiros së tetë tabelën e kryeson Sileksi me 18 pikë para Teteksit, Vrapçishtit dhe Maxharit që kanë nga 16 pikë.

Rezultatet e javës së tetë: 
Novaci – Shkupi 3:2, Rrufeja-M – Lokomotiva 1:1 Kozhufi – “Skopje” 1:2, “11 Oktomvri” – Drita 0:2,  Tiverija – Zajazi 2:0, Vrapçishti – Boreci 2:1, Maxhari – Pobeda 0:0 dhe Sileksi – Teteksi 2:0
Tabela:  Sileksi 18, Teteksi 16, Vrapçishti 16, Maxhari 16, Kozhufi 15, “Skopje” 13, Pobeda 12, Tiverija 12, Drita 10, Shkupi 9, Boreci 9, Rrufeja-M 8, Zajazi 7, Novaci 8, “11 Oktomvri” 4 dhe Lokomotiva 3 pikë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button