Stratev udhëheq Maqedoninë kundër Uellsit dhe Serbisë

Trajneri Zoran Stratev do të jetë ushtrues i detyrës seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për botërorin “Brazil 2014”, kur Maqedonia do të luajë kundër Uellsit dhe Serbisë, kjo është konfirmuar edhe nga zyra e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, një ditë pasi që Çedomir Janveski ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën belge Mons.

“Besojmë se me karakterin e vet, Janevski ka dhënë kontribut në përparimin e kombëtares, posaçërisht në përmirësimin e lojës, motivimin e futbollistëve, disiplinën dhe atmosferën në përgjithësi. Ne i dëshirojmë sukses Janevskit në karrierën e tij profesioniste”, thuhet në kumtesën e FFM-së publikuar në faqen zyrtare të FFM-së.

Ndryshe Zoran Stratev, aktualisht është pjesë e kuadrit profesionist të FFM-së dhe koordinator i përfaqësueseve të grup-moshave të reja. 

Lajme të ngjashme

Back to top button