Fondacioni Metamorfozis vazhdon të organizojë ditë të hapura për të gjitha organizatat qytetare

Metamorfozis organizon ditë të hapura për të gjitha organizatat qytetare që janë të interesuara të marrin informata plotësuese ose përkrahje për të aplikuar për donacion për platformën Techsoup Balkans. Në zyrat tona mund të drejtoheni çdo të premte të dytë prej orës 14:00 deri në orën 16:00 duke u paralajmëruar paraprakisht në këtë e-mail: [email protected].

Ekipi i fondacionit Metamorfozis do t’u ndihmojë t’i identifikoni nevojat e organizatës Suaj, si dhe ta zgjidhni dhe ta zbatoni pakon përkatëse softuerike në organizatën tuaj.

Techsoup Balkans, është program për donacione softuerike ku Fondacioni Metamorfozis është organizate partnere për Republikën e Maqedonisë.

Techsoup Balkans

Në programin për donacione Techsoup Balkans (https://www.techsoupbalkans.org/al), ofrohet një paletë e gjerë e produkteve softuerike për organizatat jofitimprurëse dhe për bibliotekat publike, të cilat mund t’i fitoni duke paguar vetëm një taksë administrative. Për t’u furnizuar me zgjidhjet softuerike nëpërmjet kësaj platforme si dhe për të marrë donacione, së pari duhet të regjistroheni nëpërmjet këtij linku:https://www.techsoupbalkans.org/al/user/register.

Ky donacion është në dispozicion për organizatat jofitimprurëse që kanë status të Shoqatës së qytetarëve ose të fondacionit në Regjistrin e shoqatave dhe lidhjeve.

Pasi ta përfundoni regjistrimin (i cili është individual), Ju lutemi plotësojeni regjistrimin edhe për organizatën Tuaj jofitimprurëse ose për bibliotekën publike në këtë link: https://www.techsoupbalkans.org/al/civicrm/profile/create?reset=1.

Vërejtje: Të gjitha fushat që janë shënuar me yll janë të obligueshme për t’u plotësuar. Gjatë plotësimit të regjistrimit në platformën Techsoup Balkans, Ju lutemi ta përdorni vetëm përkrahjen angleze (shkrimin latin) të tastaturës.

Në qoftë se keni pyetje ose nëse keni nevojë për informata plotësuese pa hezitim na kontaktoni në këtë e-mail: [email protected].

Lajme të ngjashme

Back to top button