Ranocchia: Roma nuk duhet të nënvlerësohet

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia nxiti ekipin e tij duke thënë që duhet të bëjnë sa më pak gabime kshtu që mos ta humbin formën e shkëlqyer që kanë.

“Ne po bëjmë punë të madhe dhe kjo është e vetmja gjë që shpërblehet,” tha ai për Sky Sport 24.

“Prap se prap ne duhet ti pakësojmë gabimet. Me Mazzarin në ende po punojmë në të gjitha detajet. Duhet ta vazhdojmë këtë formë të mirë deri në fund të sezonit edhe pse ka ende shumë kohë deri në fund të tij.”

“Juventusi është ekipi të cilin duhet ta mposhtim, sepse fitoi titullin 2 vitet e fundit, por nuk duhet ta nënvlerësojmë as Romën.” përfundoi Ranocchia.

Lajme të ngjashme

Back to top button