Ukrainë: Shpërthen depoja e karburantit, vdesin disa zjarrfikës

Ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov, ka thënë se një shpërthim i fuqishëm ka lënë të vdekur disa zjarrfikës, të cilët po mundoheshin që të vinin nën kontroll një zjarr që shpërtheu në një depo karburanti.

Avakov përmes një postimi në Twitter njoftoi se zjarri shpërtheu në qytetin e Vasylkiv, 30 kilometra larg Kievit.

Shërbimi i emërgjencës thotë se 6 zjarrfikës po trajtohen pasi kanë pësuar djegie. Ndërkaq, raportohet se edhe dy zjarrfikës janë të zhdukur.

Zjarri filloi në një rezevoar karburanti dhe u shpërnda në tetë të tjera.

Për shkuarjen e këtij zjarri kanë marrë pjesë 300 zjarrfikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button