Daçiq: Integrimi i Serbisë reflekton në suksesin e bisedimeve Beograd-Prishtinë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se perspektiva evropiane e Serbisë ka impakt në suksesin ose mossuksesin e dialogut Beograd-Prishtinë.

Ndryshe nga politikanët e BE-së që mendojnë se dialogu i paraprinë perspektivës ervropiane të Serbisë, Daçiq e mendon të kundërtën, duke e kushtëzuar integrimin e Serbisë me suksesin e dialogut me Prishtinën, transmeton Indeksonline.

Për 15 pikat e marrëveshjes së Brukselit, sipas tij, Serbia ka bërë çdo gjë që kishte në dorë.

“Beogradi ka arritur një marrëveshje në fushën e juridiksionit , dhe ka një plan për implementimin e saj. Kemi arritur marrëveshje mbi mbrojtjen e civilëve dhe buxheteve të komunave, si dhe përfaqësuesit serbë janë kthyer në institucionet serbe”, ka thënë Daçiq gjatë Forumit Ekonomik në Beograd, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se janë edhe 6 pika të tjera që duhet të negociohen.

“Dëshirojmë të ngrisim çështjen e komunave serbe sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse për ne kjo gjë është ekzistenciale”, ka shtuar ai. /Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button