Dashnia

Kur flitet për dashni njerëzve në mendje ju shkon vetëm një gjë : Dy njerëz që e duan njëri tjetrin. Epo më duhet të të tregoj pak për botën time,jo që medoemos duhet të më lexosh, por të duhet, se jo çdo njeri jeton me një vizion, të paktën unë jo. Nuk jetoj me atë që më servohet në pjatat e Facebook-ut, e as të botës Hollyçoodiane, e as asaj së shpërlarjes së trurit se përndryshe do jetoja e dirigjuar nga të tjerët e nuk do mundja të gjej atë që unë e dua dhe e pëlqej dhe mendoj se ka vlera. Atë që më bën të çmendur sepse dua të jem ashtu, e çuditshme në shumë raste, unë askush tjetër pos Vetja Ime.

Pra kështu nisa me folë për dashninë, në konceptin tim. Unë them se çdo gjë që kultivohet, kujdesi, butësia dhe përkujdesja e bën një gjë të gjallërojë edhe më shumë. Pashë një ditë nënën se si ishte lodhur duke u kujdesur për lulet, ngaqë i ka qejf shumë e zemra i kënaqet kur i sheh se si  lirojnë ngjyrat e tyre dhe i japin bukuri oborrit. Kështu unë fillova me shembullin e luleve dhe iu ngjita dashnisë për trupi, e i thashë : Për sot e tan jetën që kam me jetu unë kam me të dashtë, kam me u kujdes për ty si sytë e mi, kam me qajtë me ty, me qeshë, me u zhvesh nga mendimet, me dalë nga kotecet e atyre që shohin vetëm një rrugë, me ty o dashni kam me i rritë fjalët më të bardha në djepin zemër, I  kam premtu shoqërim deri në vdekje, se unë, kjo qenie e dobët, e njomë pa dashninë ska me jetu.

Dashnin e kam konceptu kujdes ndaj anëtarëve të famijles, duke filluar që nga prindërit, motrat e deri te rrethi më i gjerë. Sepse po nuk u kujdesa e nuk i vizitova, Më i miri i njerëzimit ka thënë : ‘’ Të mallkuar janë ata që i ndërpresin lidhjet me farefisin’’ . Si kam mundësi unë me i thanë jo fjalëve të tij, e çdo vepre që ka bërë ai. Pra parimi i parë është kujdesi.

Pas kujdesit vjen fjala e mirë. Atëherë kur e shoh babin se është lodhë, me shku e me i thanë se a po mundesh me punu, me butësi e me i qëndis ca fjalë për heroin, ja lehtëson edhe punën edhe ditën. Fjala e mirë nuk aporvohet vetëm me të famlijes sepse do tregohesha egoiste, pra kam vendos me i dhanë aromë trëndafili, ngjyrë të kaltërt si qielli, besim e këshillë, ndëgjim i fjalëve të tjera e përgjigje e sinqertë. Sepse nuk është e thënë vetëm te flasim, sinqeriteti fjalët i bënë të shtrenjëta dhe të mira, të mira, aso fjalë që rrallë herë i gjen nëpër libra.

Pas fjalës së mirë vjen buzëqeshja. Ne i duam njerëzit që buzëqeshin, e që janë pozitiv. Buzëqeshja është mëndafshi i parë ngjyrë kadifeje që i hedh vetes posa nis hapat e një dite të re. Pastaj jo që ne buzëqeshin sa për ti treguar dhëmbët e mirë, sepse të mitë kanë dalë për herë të dytë nga shinat, ngase telat nuk i kanë mbajtur pas tre tentimeve, ani çka, kjo nuk ka mem ndalë mua me buzëqesh ngase e di se njerëzit gëzohen kur më shohin të buzëqesh e sa sinqeritet derdh në vetëm një buzëqeshje. Pra buzëqesh J

Pas buzëqeshjes vjen ujitja e zemrës. Kur them ujitje, marr shembullin e luleve, se nga momenti që i hedhim ujë ato gjallërojnë. Ujitje me shoqëri nga më fitimprurësja, ujitje nga shoqëria që na bën të mendojmë se ne jemi rehat nën shoqrinë e tyre. Shoqëri  e cila të thërret për shpëtim, e të jep të drejtën të mbjellësh farat e duhura ngase vend për mbjellje të ofrojnë. Shoqëria rritet dhe zhvillohet nën ndikim e ujit, i pastërt, me rërë apo i ndotur i gjithi. Pra, na duhet të zgjedhim ujin e duhur, ngase mund të pësojmë përmbytje edhe nga ujërat më të këqinjë.

Pra dashninë për këtë herë e kam konceptu si kujdes, fjalë e mirë, buzëqeshje dhe ujitje e duhur. Asgjë nuk kam bërë pos që dashninë e kam gjetë kohë më parë, në rrugët e fshatit tim, e kanë vazhdu udhëtimin në ato me kalldërma. Dashnia është çdo kund, në çdo shkronjë që këndohet nga zërat që ende se dijnë as vetë se këndojnë bukur. Dashnia mbetet dashni, dhe këtë e dijmë shumë mirë edhe unë edhe ti. E ti që po më lexon, mos më duaj sepse dashnia ime ka marrë krahë të bardhë e po fluturon nëpër qiell. Dashni paç në çdo stinë, në çdo qoshe të dhomës tënde të dekoruar, në çdo laps e fletore shkollore, në çdo bisedë e çdo përqafim, dashninë ta lë kujtim, kujtim në konceptim tim. Unë askush tjetër pos vetja ime. Dashni !

Lajme të ngjashme

Back to top button