Verufakis: Greqia është sikur Gjermania e pasluftës

Ministri grek i Financave, Janis Varufakis i bëri thirrje kancelares gjermane, Angela Merkel për t’i dhënë “fjalë shprese”, si atë që e fitoi Gjermania pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që Greqisë do t’i tregojë se Evropa është e gatshme të ndalojë me kërkesat për kursim, transmeton BTA.

Varufakis në blogun e tij situatën në Greqi e krahasoi me atë të Gjermanisë së pasluftës, kur në vitin 1946 sekretari i atëhershëm amerikan, Xhejms Barns, mbajti fjalim historik. Fjalimi i tij në Shtutgart e shënoi dorëheqjen nga politika e ndëshkimit të Gjermanisë, mbështetjen nga shtetet të cilat me luftë e fituan dhe popullit gjerman i propozoi perspektivë për rritje dhe ripërtëritje, thekson Varufakis në blogun e tij.

“Shtatë dekada më vonë, vendi im, Greqia, ka nevojë për mundësi të atillë”, deklaroi ministri grek i Financave. “Kursime më të mëdha kërkohen prej një ekonomie e cila tashmë është e gjunjëzuar, duke iu falënderuar dozës më të rëndë të masave ekonomike që një vend në kushte paqësore ndonjëherë është detyruar t’i durojë”, theksoi Varufakis.

Lajme të ngjashme

Back to top button