Analizë: Gjërat e lira dhe njerëzit e mjerë

Pabarazia në botë është trishtuese. Së paku 80 për qind e njerëzimit jeton me më pak se 10 dollarë në ditë, 25.000 fëmijë vdesin për çdo ditë si rezultat i varfërisë, 12,3 milionë njerëz janë viktima të punës së detyrueshme, 186 milionë njerëz janë të papunësuar dhe përafërsisht një miliardë njerëz hynë në shekullin 21 si analfabetë. Maqedonia nuk është imune ndaj gjendjeve të këtilla. Edhe te ne pasqyrohen trendet në aspekt të varfërisë dhe përjashtimit social. Sipas disa vlerësimeve të OKB-së, rreth 50 për qind e popullatës së RM-së jeton në një lloj varfërie. Dhe përderisa përqindja e varfërisë është e lartë në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, disa grupe sociale janë të ekspozuara ndaj varfërisë në mënyrë  joproporcionale. (Doracaku i platformës maqedonase kundër varfërisë)

Shkruan: Goce Ristovskimagjistër i kulturologjisë

Sa mediat e Maqedonisë i kushtojnë rëndësi varfërisë, njërit nga problemet kryesore të botës bashkëkohore, për shkak të të cilit Kombet e Bashkuara e shpallën 17 tetorin Ditë ndërkombëtare të luftës kundër varfërisë?

“Mediat raportojnë sipërfaqësisht, nëpërmjet numrave, dhe nuk hapin debat publik, që është edhe detyra e tyre”.

Ky është përfundimi i hulumtimit për pasqyrën mediatike për varfërinë, si dhe për të varfërit dhe grupet e përjashtuara sociale në vendet e reajonit, që e organizoi Dega për studime mediatike nga Novi Sadi, në kuadër të projektit “Diskursi mediatik për varfërinë dhe përjashtimi social“, i realizuar nën patronazhin e Programit rajonal zviceran për përkrahje të hulumtimeve nga fusha e hulumtimeve shoqërore në Ballkanin Perëndimor. Në të morën pjesë shkencëtarë nga universitetet e Shkupit, Sarajevës, Banja Llukës, Podgoricës, Nishit, Beogradit, dhe Novi Sadit.

 

A e dijmë se sa jemi të varfër?

Sipas Bankës Botërore varfëri e sakjshme është kur njeriu jetën me më pak se një dollar në ditë. Në vitin 2001 një miliardë e njëqind milionë njerëz në botë kanë qenë skajshmërisht të varfër. A e dijmë se sa përqind e popullatës së Maqedonisë jeton nën kufirin e varfërisë? A japin rezultate strategjitë që i miraton shteti për zgjidhje e problemit të varfërisë? Pse mediat nuk përpiqen ta hulumtojnë këtë?

Këtë vit, në muajin maj, në Shkup u organizua debati i tretë “Kualiteti i jetës” në organizim të Rrjetit hulumtues ballkanik Maqedoni në partneritet me Qendrën për komunikime qytetare, si pjesë e programit të USAID-it për përforcimin e pavarësisë së mediave në Maqedoni.

Gazetarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare biseduan hapur për problemet në shoqërinë e Maqedonisë – duke e potencuar përqindjen e lartë të varfërisë dhe të papunësisë, keqpërdorimin e rrogës minimale, kushtet për jetesë në mjediste rurale, demografinë dhe zhvillimin jo të balancuar rajonal.

Edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare edhe gazetarët u pajtuan se strategjitë ekzistuese që i miraton shteti për zgjiedhjen e këtyre problemeve, kryesisht mbeten në letër pa implementim serioz.

Varfëria matet me norma të një shoqërie të caktuar sipas të cilave ajo ndahet në mjerim ose varfëri absolute, relative, pauperizëm dhe varfëri e re. Çfarë përfundimi mund të sjellim në bazë të mediave? A është Maqedonia vend i varfër ose i pasur. Si jetojnë qytetarët në vendin tonë, në mjerim ose në begati?

?aqedonia është vendi i tretë me radhë në Evropë për nga varfëria“, treguan të dhënat më të reja të zyrës statistikore evropiane Eurostat. Standardi i banorit mesatar të Maqedonisë është vetëm 35 për qind e standardit të banorit të Evropës. Jetojmë pak më mirë se qytetarët e Bosnjës dhe të Hercegovinës dhe të Shqipërisë, ndërsa jemi në nivel të njëjtë me Serbinë.

Nëse është ashtu, atëherë dhjet përqind e popullatës jeton nën kufirin e varfërisë, siç është në Serbi.

 

“Varfëria është forma më e keqe e dhunës!” – Mahatma Gandi

Varfëria dhe përjashtimi social nuk nënkuptojnë vetëm varësi ekonomike, por, njëkohësisht, paraqesin edhe shkelje të rëndë t të drejtave të njeriut. NJerëzit që nuk kanë të ardhura dhe mjete, ndjehen të përjashtuar nga jeta publike dhe sociale. Varfëria krijon një rreth ku shkilen të drejtat e njeriut në aspke të kushteve dhe standardeve jetësore, ndërsa pasojat janë të ?rdhura të pamjaftueshme, arsimim, shëndetësi dhe banim joadekuat, qasje e vështirësuar deri te shërbimet publike, pjesëmarrje e zvogëluar në jetën sociale dhe politike në shoqëri, etj. (Doracaku i platformës maqedonase kundër varfërisë)

Duke përdorur teset standarde, shkencëtarët kanë zbulura se shqetësimet financiare janë shkak edhe për zvogëlimin e koeficientit të inteligjencës (IQ)për 13 pikë, që është e barabartë me rënien e aftësive intelektuale për shkak të alkoolizmit kronik ose natës së kaluar pa gjumë. Shkencëtarët konsiderojnë se kjo mund të sqarojë se pse njerëzit e varfër më shpesh gabojnë ose sjellin vendime të gabuara me të cilat e përkeqësojnë gjendjen e tyre financiare. (“Rezultate shokuese nga studimi…”)

Mirëpo, gazetarët dhe mediat në Maqedoni, varfërinë nuk e kanë temë primare dhe më shpesh i qasen nga këndi i statistikës dhe i organeve shtetërore, e shumë më rrallë  nga këndi i vetë njerëzve që kanë problem. Kështu, për shembull, në tekstet “Shtëpia e ngrohtë” e bëri të lumtur edhe një familje?inistrat Spasov dhe Ristovski me reagim ekspres për familjen Bajram, jo vetëm te titulli, por edhe te nëntitujt, potencohet kontributi i ministrave, kryetarëve të komunave , drejtorëve të institucioneve sociale. Kornizimin e teksteve, nga këndi i potencimit të përgjegjshmërisë dhe humanitetit të funksionarëve qeveritarë, kujdesi për grupet e dobëta, e plotësojnë edhe fotografitë ku dominojnë ministrat.

 

Çdo banor i Maqedonisë krijon nga 3.630 euro në vit, me çka numërohet në grupin e vendeve më të varfëra

“Por, se gjendja në Maqedoni është brengosëse tregojnë edhe të dhënat e fundit. Statistika tashmë ka regjistruar rritje të harxhimeve për 3,4 për qind, ndërsa sindikalistët matën shportë më të shtrenjtë konsumatore. Sipas matjeve të muajit prill të Lidhjës së sindikatave të Maqedonisë, një familjeje për çdo muaj i nevojiten 32.518 denarë për produktet kryesore për mbijetim, që është për 500 denarë më tepër se sa vitin e kaluar. Në Maqedoni, në kuartalin e parë të këtij viti u paralajmërua optimizëm i matur dhe rritje e PBB-së prej 2,9 për qind. Kjo do të thotë se çdo banor i Maqedonisë krijon nga 3.630 euro në vit, që vendin e fut në grupin e vendeve më të varfëra.” “?aqedonia është vendi i tretë me radhë në Evropë për nga varfëria

“?aqedonia është vendi i tretë më i varfër në Evropë edhe sipas kontributit të publikuar në ?elma, artikujve të publikuar në portalet KirilicaPlusinfoSkaj dhe të tjera.

Dhe përderisa për disa media dhe gazetarë, Maqedonia ka vendin e “bronztë” sa i përket varfërisë në Evropë, për disa të tjerë ?aqedonia është në mesin e vendeve me çmimet më të lira në Evropë.

“Maqedoni së bashku me Serbinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, bën pjesë në vendet e kontinentit të vjetër ku jetohet më lirë, gjegjësisht, në këto tre vende ka nivel më të ulët të çmimeve në krahasim me mesataren evropiane, tregon statistika evropiane, nëpërmjet raportit të saj të publikuar në Eurostat.” („??aqedoni me çmime më të lira në Evropë“)

Me të njëjtin titull “?aqedonia me çmime më të lira në Evropë” dhe në mënyrë identike “analizohet” raporti i Eurostatit edhe në portalet e tjera. Dhe tani, a duhet lexuesit, qytetarët e Maqedonisë, të gëzohen që jetojnë në një shtet “të lirë” ose të “vajtojnë” që jetojnë në vend të varfër? Apo, pse një raport i njëjtë vlerësohet ndryshe dhe kush është në të drejtë?

Njëri grup i teksteve dhe grupi tjetër kanë këndvështrime të ndryshme, e poashtu edhe fokusi dhe perspektiva e tyre. Thënë ndryshe, janë kornizuar në mënyrë të ndryshme, me çka e dëshmojnë se “në cilën anë janë”.

Ka shumë faktorë që tregojnë se sa një vend është i varfër ose i zhvilluar. Në radhë të parë kjo është PBB-ja (Prodhimi bruto i brendshëm. Vendet e zhvilluara (Norvegjia, Kanadaja) kanë PBB të lartë, ndërsa ato të pazhvilluarat (Malavi, Etiopia) kanë tregues shumë të ulët.

Edhe pse në Maqedoni u paralajmërua një optimizëm i matur dhe rritje e PBB-së prej 2,9 për qind, çdo banor i Maqedonisë krijon nga 3.630 euro në vit,  që vendin e fut në grupin e vendeve më të varfëra. (“?aqedonia është vendi i tretë me radhë në Evropë për nga varfëria”). Për fat të keq, mediat këtë e pranojnë vetëm në mënyrë të turpëshme ose e injorojnë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button