Libia, dy vjet pas vrasjes së Gadafit

Sulmet e vazhdueshme në fushat e naftës dhe porte janë simptomë e nje paqendrueshmërie te thelle kombëtare. Vetem javen e kaluar, nje grup paraushtarakesh rihapi nje tubacion te rendesishem nafte duke ndihmuar keshtu ne rritjen e eksportit te saj, te rene ne nivelin e 10 perqindeve me pak sesa periudha perpara trazirave.

Per disa jave, kryeministri Ali Seidan negocioi drejtuesit e milicëve të grupit Zintan dhe protestuesve, pjesa më e madhe e të cilëve janë roje në fushat e naftës, duke iu premtuar dëmshpërblime dhe kushte më të mira jetese.

Por ende nuk dihet me siguri nëse kjo ‘paqe’ për fushat në naftes El Shaara është e përkohshme apo do te vazhdoje. Aktualusht libia eksporton 700 000 fuçi nafte në ditë drejt shteteve perëndimore, por Zintani i armatosur rende, është i paparashikueshëm, ashtu si edhe vete situata ne lindje të vendit, ku prodhimi i nafets eshte me i madh. per shkak te protestave atje, tubacionet e arit te zi jane bosh.

Trazirat ne lindje jane te lidhura me se shumti me pakenaqesi te natyres ekonomike dhe politike. Qe prej kohës së revolucionit, qyteti lindor i Cyrenaicas ka kërkuar autonominë nga Tripoli,pasi Gadhafi ka përfituar nga burimet e tij të naftës.

Në qershor të këtij viti Këshilli Tranzitor i ketij qyteti, deklaroi se ishte gati të shpallte autonominë dhe që atëherë ka përshkallëzuar protestat e naftës në rajon derisa Qeveria të plotësojë kërkesat e tij. Tripoli ka kundërshtuar me forcë federalizmin dhe nuk do lëshojë pe në ndryshimin e strukturës së qeverisjes, por në të njëjtën kohë ka nevojë dëshpërimisht të kthehet tek prodhimi dhe eksportimi i naftës në nivelin që kishte në vitin 2011: rreth 1.6 milionë fuçi në ditë.

Problemi me ie madh i libise sipas eksperteve, qendron ne faktin qe nuk ka një ushtri kombëtare, por milicë që veprojnë në rreze rajonale, kanë fuqi dhe burime lokale, ndersa Qeveria nuk eshte ne gjendje te marre ne dore kontrollin e situates. 

Lajme të ngjashme

Back to top button