Rivihet në funksionim trageti Brindizi – Shëngjin

Pas 5 vitesh mungesë, rinis lundrimin trageti i linjës Brindizi – Shëngjin. Trageti i parë mbërriti rreth orës 8 të mëngjesit dhe pritet ta kryejë këtë itenerar 2 herë në javë.

Për Ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinasto, rivënia në funksionim e kësaj linje do t’i japë një tjetër perspektivë zonës, si dhe do të rrisë peshën e Portit të Shëngjinit.

Po kaq i rëndësishëm do të jetë edhe Porti i Jahteve, që sipas Kryeparlamentarit Ilir Meta do të inaugurohet së shpejti dhe do ta bëjë Shëngjinin një zonë atrakive për turistët.

Porti i Shëngjinit ka kapacitete të mëdha përpunuese, si për njerëzit ashtu edhe për mallrat dhe për të kanë shprehur interes kompani të ndryshme kineze./ Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button