SHBA dhe Irani shtrëngojnë duart

Ministri i Jashtëm i Iranit Xhevad Zarif ka shtrënguar duart për herë të parë me homologun e tij amerikan John Kerry, gjatë qëndrimit të tyre në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për çështjet e jashtme dhe të sigurisë, Ketrin Eshton tha se ata kishin bërë një diskutim të konsiderueshëm rreth asaj se cilët janë hapat e duhur për të shkuar përpara me bisedimet për planin bërthamor të Iranit.

Kjo është shenjë se Irani dhe SHBA kanë filluar ti renovojnë marëdhëniet e tyre të ngrira, të cilat deri tani kanë rezoltuar me sanksione ndaj republikës iraniane. /mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button