Pas puçit të shtetit, perëndimi miliarda dollarë qeverisë së Sisit

Pas largimit me anë të një puçi ndaj shtetit nga qeveria të Presidentit të parë të zgjedhur me votën e lirë, Muhamed Mursi një numër i madh firmash dhe holldingesh kryesisht perëndimore janë afruar së tepërmi me Presidentin e ardhur në pushtet me anë të një puçi ushtarak Abdulfettah es-Sisi duke bërë kështu të mundur rritjen e investimeve të huaja dhe hyrjen e shumave të konsiderueshme të dollarit në vend.Gjatë qeverisjes së es-Sisi janë nënshkruar marrëveshje me një vlerë rreth 138 miliardë dollarë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas një vlerësimi të gazetarëve të AA që nga koha kur ushtria mori në dorë qeverinë nga korriku i vitit 2013, nga vendet perëndimore më shumë se kritikat ndaj puçit erdhën dollarë. Pas ardhjes në pushtet të Gjeneralit të atëhershëm Shtabit të Përgjithshëm të Egjiptit es-Sisi shumë vende ku shumica ishin perëndimore vendosën marrëdhënie ekonomike me Egjiptin duke nënshkruar marrëveshje të mëdha bashkëpunimi.

Ndërkohë që shuma e përgjithshmë e marrëveshjeve tregtare dhe të bashkëpunimit shkon deri në 138 miliardë dollarë 12.5 miliardë dollarë prej tyre janë pjesë e marrëveshjeve të bëra me shtetet arabe si; Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Oman si dhe vendet e tjera të Gjirit.

İnvestimet angleze në vend në krahasim me vitin 2014 janë rritur me rreth 30 përqind, ndërkohë që një nga firmat që vendosën në rritjen e investimeve të tyre në Egjipt është firma angleze BP për nxjerrjen përpunimin dhe shitjen e produkteve të naftës e cila pas ardhjes së es-Sisi në pushtet nënshkroi një marrëveshje në fushën e enerjgisë më një vlerë rreth 12 miliardë dollar.

Ndërkohë firma gjermane Siemens javën që shkoi u bë një nga firmat të cilat do të investojë më shumë në këtë vend. Sipas një marrëveshjeje të firmosur nga Presidenti i ardhur me anë të puçit ushtarak në pushtet es-Sisi dhe Siemens kjo firmë do të ngrejë rreth 12 paqe të energjisë me erë ku përllogariten rreth 60 turbina për prodhim energjie me anë të erës si dhe 3 centrale me gaz që kapin një vlerë rreth 8.9 milardë dollarësh.Me anë të këtyre projekteve Egjipti fiton një prodhim energjie rreth 16.4 gigavat. Ndërkohë Siemens deklaroi se ka marrë tenderin më të madh të historisë së këtij vendi.

Krahas këtyre dy firmave të mëdha një tjetër firmë prestigjose dnërkombëtarë që mori vendimin për të investuar në Egjipt është ojo italiane Eni. Kjo firmë muajin e shkuar kishte deklaruar se do të investojë rreth 5 miliard dollar në Egjipt.Sipas projekteve të kësaj firme dhe marrëveshjes në fjalë Eni pritet të prodhojë rreth 200 milionë fuçi petrol në vit e cila kap një vlerë rreth 33 miliard dollarë. Nga ana tjetër Kryeministri italian Matteo Renzi në një fjalim në Konferencën e Rimëkëmbjes së Egjiptit deklaroi se të mbështesin këtë vend për rimëkëmbjen dhe veçanërisht në fushën e turizmit. Ndërkohë es-Sisi e flaenderoi Renzin për rolin aktiv që İtalia luan në rimëkëmbjen e vendit të tijë.

Ndërkohë firma amerikane, General Electric kishte deklaruar më parë se do të mundësojë prodhimin e një energjie prej 2.6 megavatësh për tu përballur me kërkesat e larta për energji që mund të vijnë gjatë muajve të nxehtë. Kjo firmë planifikon rritjen e prodhimit e energjisë për Egjiptin deri në 6 mijë megavat. Nga ana tjetër Presidenti i SHBA-ve Barack Obama në muajin mars kishte deklaruar se do të ndihmojën Egjiptin me mjete ushtarake me një vlerë rreth 1.3 miliardë dollarë.

Në Egjipt krahas këtyre firmave ka edhe të tjera prestigjosë që kanë rritur aktivitetin e tyre në këtë vend. Firma ruse Rosatom planifikon të ngrejë centralin e parë bërthamorë në këtë vend. Centrali planfikiohet të ndërtohet me tëknologjine e gjeneratës së re dhe pritet të ketë një kapacitet prodhimi prej 4 mijë e 800 megavat energji. Ndërkohë firma të ndryshme nga vvendet arabe pritet të investojnë në Egjipt në fushën e energjisë së rionvueshme dhe atë të djegshme.

Qeveria egjiptiane në periudhën nëntorë 2013 – shkurt 2015 ka firmosur shumë projekte energjie me firam kryesisht perëndimore që kapin shifrat e 2 miliardë e 900 milionë dollarësh.

Sipas një raporti të Ministrisë së Energjisë së Egjiptit ky vend synon të çojë në 54 gigavat prodhimin e energjisë deri në vitin 2022. Ndërkohë që për të relizuar këtë thuhet se nevojiten rreth 70 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button