Cipras: Mos e poshtëroni Greqinë!

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, ka paralajmëruar kreditorët ndërkombëtarë që të mos imponojnë kushte poshtërueze për vendin e tij, që ka nevojë urgjente për fonde.

Cipras tha se negociatat janë në një fazë kritike, por shtoi se propozimet e kreditorëve nuk janë realiste.

Ai po fliste në parlament, ndërkohë që partia e tij ka kundërshtuar ashpër propozimet e kreditorëve.

Greqia ka bërë thirrje tek kreditorët për një lirim të borxheve si pjesë e një plani për rimëkëmbjen e vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button