Merkel: Nga Samiti G-7 nuk mund të pritet zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se në Samitin e Liderëve G-7 që do të fillojë këtë fundjavë në pallatin Elmau nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel në një deklaratë në Agjencinë e lajmeve gjermane (DPA) duke vënë në duke se nuk duhet të ketë shumë pritshmëri nga Samiti G-7 tha se: “Nuk mund të pritet zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve në takimin që do të mbahet në Elmau ditën e dielë dhe të hënë”.

Ajo u shpreh se në samit do të vlerësohet situata në çështjen e problematikës në lindje të Ukrainës dhe ka theksuar se duhet të zbatohet marrëveshja e Minskut, por se për këtë nevojitet kohë.

Merkel u shpreh se Rusia nuk është ftuar në samit pas aneksimit të Krimesë dhe sipas saj nuk bëhet fjalë ripjesëmarrje të Rusisë dhe për zhvillimin e samitit në formatin G-8.

Kancelarja gjermane ka vënë në dukje se pa Rusinë nuk mund të zgjidhen problemet si kriza në Siri dhe ka pohuar se për këtë arsye duhet që të ketë kontakte të vazhdueshme me Presidentin rus Vladimir Putin.

Merkel ka vënë në dukje se vendet pjesëmarrëse në samit mbrojnë demokracinë dhe vlerat e shtetit ligjor dhe ka theksuar më tej se mes këtyre vlerave ndodhen edhe mbrojtja e të drejtës ndërkombëtare dhe mos shkelja territoriale. Merkel ka përsëritur qëndrimin se Rusia pas aneksimit të Krimesë ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Ajo u shpreh më tej se me Presidentin Obama nuk do të diskutojë pretendimet se Shërbimi Federal Informativ i Gjermanisë (BND) ka ndihmuar Inteligjencën e SHBA-së për përgjimin e disa vendeve në Europë dhe të disa kompanive dhe ka theksuar më tej se bisedimet e kryera me SHBA në këtë çështje nuk realizohet në nivelin e krerëve të shteteve dhe qeverive.

Merkel ka theksuar gjithashtu se pavarësisht disa pikëpamje të ndryshme në disa çështje SHBA-ja do të qëndrojë si një partner dhe se kjo është në interes të Gjermanisë.

Vendet e G-7 do të mblidhen më 7-8 qershor në Pallatin Elmau. Në këtë takim krahas kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të G-7 do të marrin pjesë edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Për shkak të çështjeve që do të diskutohen në samit gjithashtu janë ftuar edhe Kryeministri irakian, Haydar el-Ibadi, Presidenti tunizian, Beji Caid Essebsi, Presidenti i Nigerisë, Muhammed Buhari, Kryeministri etiopian, Hailemariam Desalegn, Presidentja i Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, Presidenti i Senegalit, Macky Sall, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde dhe Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim.

Lajme të ngjashme

Back to top button