Sulmohet eskorta e kryeministrit turk Erdogan në Stamboll

Forcat policore të cilët siguronin rrugën nëpër të cilën duhej të kalonte  kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, mbrëmë ishte cak i një sulmi me armë zjarri, shkruan gazeta turke “Hyriet daily Neës”.

Policia ka gjetur shtatë gëzhoja boshe në urën e cila gjendet në rrugën ndërmjet shtëpisë së Erdoganit në Stamboll, kuarti Uskidar dhe aeroportit “Sabiha Gjukcen”, ku ka ateruar aeroplani privat I kryeministrit në mesnatë.

Policia turke ka ndërmarë një hetim të gjerë për gjetjen e njerëzve përgjegjës për krismat.
Pre supozohet se krismat kanë ardhur nga rruga nën urë në të cilën ndodheshin pjesëtaret e forcave  policore.

Menjëherë pas incidentit në rrugë, kaloi  vetura e kryeministrit turk Erdogan, i cili arriti në shtëpinë e tij nën masa të forta sigurie.

Lajme të ngjashme

Back to top button