Familja Neshkovski padit kryeministrin dhe funksionarë të tjerë për fshehjen e vrasjes së djalit të tyre

Familja e të ndjerit Martin Neshkovski do t’i padisë kryeministrin Nikolla Gruevski, ish shefin e intelegjencës Sasho Mijallkov, ish ministren e brendshme Gordana Jankullovska dhe ish sigurimin e Gruevskit, Dejan Mitrovski-Urko për rastin e vrasjes së të birit të tyre më 6 qershor 2011.

Në padinë që e dorëzoi familja, shkruhet se Urko paditet për dhënien e urdhrit gojor në kundërshtim me artikullin 154 të Ligjit të punëve të brendshme, për zhvendosje të pozitës së policit Igor Spasov që të shërbejë si person sigurimi gjatë manifestimit të VMRO-DPMNE-së për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, natën që ai e vrau Martin Neshkovskin.

Jankullovska paditet për mos-dhënie të urdhërit me shkrim në pajtim me artikullin 154. Ajo bashkë me Gruevskin dhe Mijallkovin paditen se me qëllim dhe me vetëdije të plotë kanë fshehur informata për hetimin e çështjes Neshkovski, që ta mbrojnë MPB-në dhe vetveten.

Neshkovski padi penale

Nesër, në përvjetorin e vrasjes së Martin Neshkovskit, në ora 18 do organizohet protestë. Protesta do të mbahet para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me moton “Vrasje që nuk mund të mbetet e fshehtë.”

“I thërrasim të gjithë qytetarët që t’i dërgojmë mesazh qeverisë stop brutalitetit policor dhe shkeljes së kushtetutës dhe ligjit,” – tha Sasho Petrevski, daja i Neshkovskit.

Përderisa familja Neshkovski dorëzonte padinë në objektin e Prokurorisë, gazetarët për tu strehuar nga shiu u ndalën para hyrjes së objektit para së gjithash për ti mbrojtur kamerat e tyre nga lagështia, por në atë moment përfaqësuesja e sigurimit doli për tu kërkuar gazetarëve të largohen nga vendi ku ishin.

Edhe pse gazetarët dhe aktivistët me ngulm kërkonin argument të vlefshëm pse duhet të largohen nga një vend publik, ata nuk morën përgjigje të saktë.

Lajme të ngjashme

Back to top button