Oda ekonomike e Maqedonisë dhe Bullgarisë firmosin marrveshje bashkëpunimi

 Oda ekonomike e Maqedonisë dhe e Bullgarisë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me Këshillin e Trupit koordinues të rajonit planor Lindor.

Sipas Zore Temellkovskit funksionimi i rajoneve planore në Maqedoni është shembull i shkëlqyer për zbatimin e bizneseve evropiane dhe trendeve politike. “Ky është model i Bashkimit Evropian për decentralizim efikas dhe integrimin lokal. Lidhshmëria me komunat na bën më të hapur në shfrytëzimin e fuqisë punëtore fleksibile, më të fuqishëm për projekte të përbashkëta të infrastrukturës, energjetike, agrare dhe ekologjike”, vlerëson Temellkovski.

Ai shton se bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar duhet të jenë prioritet i biznesmenëve, kompanive, autoriteteve lokale. “Me integrimin e interesave ne të gjithë jemi më aktiv për financimin dhe kreditimin e bankave vendore, partnerëve të huaj, kreditorëve investues dhe fondeve të Komisionit Evropian”, thotë Temelkovski.

Potencoi se komunat e këtij rajoni planor janë porta evropiane e Maqedonisë ndaj Greqisë dhe veçanërisht ndaj Bullgarisë mike, pa paragjykime dhe stereotipa. “Këtë hapësirë të Bullgarisë Perëndimore dhe Maqedonisë Lindore mund ta projektojmë si biznes pa kufij. Ky është motivi kryesor dhe logo e odës ekonomike të përbashkët”, thekson kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Porositi se nga ky rajon i vogël evropian mundet edhe duhet të prodhohet edhe një brend i njohur i përbashkët ballkanik për tregjet evropiane. “Bashkë, thotë, kemi më shumë mundësi të mos mbetemi kalldërmë ballkanike”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button