Diplomacia greke i mbyll dyert e lobimit për delegacionin maqedonas në New York

Vizita e delegacionit maqedonas në OKB, i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski, sipas vlerësimeve të analistëve është duke u zhvilluar nën hijen diplomatike të delegacionit grek i kryesuar nga eksponenti kryesor i takimeve të fundit për emrin Evangellos Venizellos.

Kryeministri Gruevski, në SHBA udhëheq delegacion qeveritar, i cili në kornizat e pjesës ekonomike të vizitës, mbajti disa biznes forume. Delegacioni ka edhe më shumë takime të ndara me përfaqësuesit dhe ekipet e menaxherëve të kompanive amerikane, të cilët janë investitorë potencial në Maqedoni, si dhe me subjektet tjera nga SHBA-ja, të cilët marrin pjesë në fushën e ekonomisë.

Delegacioni grek duket me i fuqishëm në lobimin për çështjen e emrit, duke realizuar takime me nivele te larta të politikës amerikane. Një takim fare i Shkurtër ndërmjet tij dhe ministrit Poposki, vetëm sa ka konfirmuar dallimet e mëdha në mes qëndrimeve të dy vendeve për çështjen e emrit. 

Analisti Alajadin Demiri, thotë se vizita e kryeministrit Gruevski dhe delegacionit të Maqedonisë në  Asamblenë  e përgjithshme të KB-së, është një vizitë protokollare. Sipas tij  përveç  aspektit  protokollar ajo që është më e rëndësishme për këtë vizitë është lobimi.

Demiri vlerëson se delegacioni i Maqedonisë, sa i përket lobimit ka hasur në dyer të mbyllura, për arsye se këtë hapësirë  e ka uzurpuar delegacioni grek. “Lobi grek është shumë më i fuqishëm ne SHBA  dhe është  vene në shërbim te lobimit rreth çështjes s emrit, ndërsa pozitat maqedonase janë më  te dobëta. Kjo krijojnë  bindje se epërsi  diplomatike kane greket, ndërsa  diplomacia   maqedonase u tregu me e dobët  dhe më e pa aftë.

Agjenda diplomatike e delegacionit maqedonas në New York, është vlerësuar edhe si një vizitë e cila është duke u shfrytëzuar më tepër për ngritjen e imazhit politik të vetë përfaqësuesve politik se sa për interesat e vendit.

“Qasja e Kryeministrit Gruevski ne krye të delegacionit  është e gabueshme, ai në vend që të shkon në asamblenë parlamentare është fokusuar në investimeve e huaja , që gjë që mund ta bëj edhe ndonjë përfaqësues tjetër”, thotë analisti Albert Musliu.

“Në asamblenë  parlamentare   të shtatorit ka pasur shumë personalitete të njohura ku Gruevski ka mundur ta shfrytëzoj për të krijuar miq të ri , për zgjidhjen e çështjes së emrit,  por ai e bënë të kundërtën është fokusuar në investime të huaja , ku kostoja është e madhe , ndërsa investuesit në Maqedoni e shikojnë edhe çështjen politike, ku tek na nuk është aq e favorshme për investime”, thotë Musliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button