ESE: Tetovarët dhe koçanasit nuk janë të njohur me punën e pushtetit lokal

Banorët e Tetovës dhe Koçanit, janë shumë pak të informuar rreth staffit, punës dhe organizimit të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ dhe administratës lokale publike. Në këto dy komuna, qytetarët nuk janë të njoftuar me buxhetin komunal dhe procesin e buxhetit lokal, thuhet në hulumtimin e quajtur “Të drejtë të dijë”, që realizohet nga Shoqata ESE, me rastin e 28 shtatorit, ditës së qasjes deri në informacionet e karakterit publik.

Ky hulumtim ka qenë i realizuar me 804 qytetar nga këto dy komuna, 302 të anketuar nga komuna e Koçanit dhe 502 nga komuna e Tetovës.

Sipas rezultateve, qytetarët e dy qyteteve, nuk janë të informuar gjatë procesit të buxhetit dhe nuk janë të kyçur në zbatimin e tij, megjithatë, qytetarët e Koçanit, nuk kanë besim në pushtetin lokal dhe nuk janë të kënaqur me gjendjen e komunës së tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button