Digjet mashna në Dobrosht të Tetovës

Dje rreth orës 11:00 në fshatin Dobrosht, flakët e zjarrit kanë përfshirë mashnën e 40-vjeçarit I.F., nga e cila në fund nuk mbeti asgjë. Dëmi është vlerësuar në rreth 10.000 euro.

Në zjarr është djegur konstruksioni prej druri dhe klumi, 300 ballë tërfil, 180 ballë kashtë, 10 metra kub dru për ngrohje dhe disa pajisje. Për fat të mirë kafshët janë larguar me kohë nga mashna.

Policia është duke i hetuar shkaqet e zjarrit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button