Ushqimet që ju mbrojnë nga rrezet e diellit

Stina e verës është periudha më e mirë për të bërë ndryshime graduale në planin e ushqimit. Gjatë kësaj periudhe lëkura përballet me rrezet e forta të diellit të cilat janë dhe shkaktarë të rrudhave që krijohen në lëkurë.
Ushqimet e pasura me antioksidantë mund të mbajnë lëkurën të hidratuar për një kohë të gjatë dhe ta mbrojnë atë nga rrezet e forta të diellit. Ja disa ushqime që ju ndihmojnë për të pasur lëkurë të bukur gjatë gjithë verës.

Sallata jeshile– parandalon djegien nga dielli dhe plakjen e parakohshme. Gjethet e sallatës jeshile janë të pasura me vitaminë A e cila mbron lëkurën nga radikalet e lira. Këshillohet të konsumohet 2 herë në ditë.

Domatja– përmban vitaminë C e cila ndihmon për të parandaluar rrudhat. Ka përmbajtje të lartë uji dhe nëse e konsumoni në mëngjes, ju ndihmon të keni lëkurë të hidratuar gjatë gjithë ditës.

Brokol– një nga ushqimet më të mira në parandalimin e plakjes. Brokoli është i pasur me vitamina esenciale përfshirë vitaminat A dhe C. Parandalon djegien nga dielli dhe sigurisht ka përfitime të shumta shëndetësore.

Kastraveci– përmban 94 % ujë. Ju ndihmon për të pasur lëkurë të hidratuar dhe të ushqyer. Një kastravec i ftohtë është ushqimi më i mirë për të luftuar vapën dhe djegien nga dielli.

Lajme të ngjashme

Back to top button