Venizelos ka biseduar me Kerin për kontestin me emrin

MPJ-ja greke kumtoi se në takimin e mbajtur në margjina të takimit ministror SHBA – BE në suaza të Asamblesë së 68  të përgjithshme të KB-së, Venizellos e ka informuar Kerin për pozicionet e Athinës lidhur me çështjen për emrin, si dhe për ngjarjet e fundit lidhur me problemin qipriot.

Venizellos paraprakisht pati takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.  Ministri Poposki pas takimit 20-minutësh deklaroi se Greqia nuk është e interesuar për zgjidhjen e kontestit dhe se ndërmjet qëndrimeve të dy vendeve “ka male”.
“Qëndrimet nga jugu janë bazë e problemit. Nuk kemi kurrfarë bindje se kanë dëshirë të bëhen pjesë e zgjidhjes. për gjithçka tjetër kund të jemi partnerë, por për kontestin, mes nesh janë malet”, tha Poposki.

Venizellos, ndërkaq, pas takimit, për mediumet greke deklaroi se në takimin me Poposkin i ka prezantuar qëndrimet greke për atë se si duhet të zgjidhet kontesti për emrin. Venizellos, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun, deklaroi se Greqia insiston që Maqedonia ta ndryshojë emrin, dhe kjo të vlejë për të gjitha përdorimet, sipas formulës greke “erga omnes”.

Lajme të ngjashme

Back to top button