Kryeministri Gruevski do të mbajë fjalim para Asamblesë së përgjithshme të KB-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski, sonte vonë sipas kohës së mesme evropiane, do të mbajë fjalim para Asamblesë së 68-të të përgjithshme të KB-së në Nju-Jork. 

Është parashikuar që ai nesër, të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore, Ban Ki-mun.

Kryeministri Gruevski, në SHBA udhëheq delegacion qeveritar, i cili në kornizat e pjesës ekonomike të vizitës, mbajti disa biznes forume. Delegacioni ka edhe më shumë takime të ndara me përfaqësuesit dhe ekipet e menaxherëve të kompanive amerikane, të cilët janë investitorë potencial në Maqedoni, si dhe me subjektet tjera nga SHBA-ja, të cilët marrin pjesë në fushën e ekonomisë.

Ai e vizitoi edhe korporatën Forbs, ku me nënkryetarin e korporatës, Kristofer Forbs u nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja.

Në suaza të vizitës në SHBA, kryeministri Gruevski në shoqëri të ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov, vizitoi edhe më shumë qendra mjekësore, spitale dhe kapacitete shëndetësore në Prinston, Çikago dhe Boston, ku kishte takime me ekipet e tyre menaxhere, në drejtim të shqyrtimit të mundësive për realizimin e bashkëpunimit mes institucioneve shëndetësore të Maqedonisë dhe të SHBA-së ose konkretizimin e bashkëpunimit si rezultat i kontakteve të realizuara paraprakisht. 

Lajme të ngjashme

Back to top button