Sulmohet redaksia e gazetës greke “Proto tema” e cila përkrahte neonacistët

Rreth 15 persona mbrëmë me gurë dhe ngjyrë e kanë sulmuar ndërtesën e gazetës greke “Proto tema”, e cila disa herë është e akuzuar se i përkrah neonazistët  e dyshimtë për vrasjen e aktivistit antifashist dhe reperit Pavlos Fesas, kumtoi policia greke.

Diçka pas orës 20 sipas kohës lokale, mbi 15 persona e kanë sulmuar redaksinë e gazetës “Proto tema”, në para lagjen veriore të Athinës, duke i thyer dritaret e ndërtesës. Sipas policisë, sulmuesit kanë shkaktuar vetëm dëm material në ndërtesë dhe në disa automobila.
Para se të ikin ata kanë gjuajtur fletushka, në të cilat e akuzojnë gazetën se e përkrah fashizmin.

“Proto tema” u bë cak i kritikave të ashpra pasi të dielën në faqen e parë të saj publikoi fotografi të Fesasit 34-vjeçar, se si shtrihet në përqafim të një mike të tij të dëshpëruar, pak pasi është therur me thikë.

Vrasja e Fesasit, më 18 shtator, nga ana e një burri 45-vjeçar, për të cilin thuhet se është ithtar i partisë neonaziste Agimi i Artë, shkaktoi shok dhe reagime të ashpra në Greqi. Pas vrasjes reagoi edhe kryeministri grek Andonis Samaras, i cili premtoi masa kundër nazistëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button