Takimet pa agjendë të Ali Ahmetit

Takimet pa agjendë të Ali Ahmetit

Kapixhik nr. 141, e premte, 27 shtator

Ramadan Ramadani, kolumnë- “Kthimi në normalitet”, Fokus

Takim pa arsye dhe rast dhe përcjellje të mëvonshme ka vetëm në BDI dhe te Ali Ahmeti. Rri ulët, rri ulët, e pastaj shkon në ndonjë takim! Arritjet e jetës së tij a janë ato takime me grekët, dhe kryevepër janë takimet me ambasadorin e Kosovës, ku me siguri të dytë e pyesin vetëveten se pse takohen?!

Jadranka Kostova, kolumnë – “Pasiqë arreston spiunë grekë – nuk është tradhtar!”, Fokus

Në muzeun e VMRO-së qeveria synon vendosjen origjinale – anije me të burgosurit politikë, që është duke lundruar, gjoja për Goli Otok! Shumë këndshëm që na e kujtojnë vitin 1948 dhe Informbiro-në. Në atë kohë për status spiuni ka qenë e mjaftueshme të thuhet emri i Stalinit dhe BRSS-së, sot ajo është Greqia dhe kompromisi për emrin!

Stojan Andov, kolumnë – “Problemet do tërriten edhe në numër, edhe në fushëveprim, edhe për nga përmbajtja”, Fokus

Qeveria e Gruevskit me saduket e kuptoi se nukmund të fshehë se negociojnë me Greqinë në pajtim me rezolutën 817 dhe Marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995, dhe se ka pranuar që në emrin e vendit tonë të ketë edhe një përcaktim gjeografik.

Sinoliçka Tërpkova, kolumnë- “Konspiracion botëror – justifikimi jonë”,Fokus

“Konspiracioni” botëror nuk mund të jetë justifikim i jonë për të besuar në mrekullitë mbinatyrore dhe refuzimi që ta shikojmë në sy atë që na ka ngulur thellë shigjetën –atë që luan me fatin tonë dhe vendos në emër tonë për të ardhmen tonë.

Daniela Tërpçevska, editorial – “Betim për heshtje”, Utrinski Vesnik

Sipas paralajmërimeve që vijnë nga gjykata, është reale frika që raportimi nga procesi gjyqësor “Spiun” lehtë mund të kthehet në një makth për gazetarët.

Gordan Georgiev, kolumnë -” Kryeministri në rrugë qorre”, Utrinski Vesnik

Gruevskit i dështuan zgjedhjet e parakohshme në tetor, dhe do t’i dështojnë edhe në muajin mars. Rreziku për të shkuar vetëm në zgjedhje presidenciale nuk është për t’u nënçmuar.

Todor Pendarov, kolumnë – “Ecni me rigorozitet afër murit”, Utrinski Vesnik

Është me të vërtetë koha që ne si qytetarë të vemë gishtin në kokë dhe të pyesim veten seriozisht se kujt ja dhamë votën tonë.

Katerina Neshkova, koment – “Prej kur agresioni grek është kontest”, Dnevnik

Ministri Poposki nuk është i vetmi politikan maqedonas që hyn në “lojën” e Greqisë, se Maqedonia dhe se fqinji i saj jugor janë në “kontest” të cilin duhet zgjidhur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button