Erdogan shpjegon pse nuk është ulur në një tavolinë me Sisin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se ai nuk kishte marrë pjesë në darkë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator të vitit 2014 në mënyrë që të mos të shihet me presidentin e Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi.

Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive, Erdogan tha: “Unë nuk ulem në të njëjtën tryezë me njerëz si Sisi. Ata na ftuan për një darkë në të njëjtën tryezë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Unë nuk kam marrë pjesë në atë darkë. Ditën tjetër , ata bënë të njëjtën gjë, e une nuk kam marrë pjesë përsëri. ”

Erdogan shpjegoi pse ai e bëri këtë në mënyrë, dhe tash e kjo erdhi që “të mos jetë në të njëjtën foto” me al-Sisin.

“Pse? Sepse kjo foto do të jetë një njollë e zezë për mua në librat e historisë. Është e pamundur për mua që të ulem në të njëjtën tryezë me një udhëheqës grusht shteti. Bota e di qëndrimin tonë për këtë çështje,” tha Erdogan.

Presidenti Erdogan ka vizituar qytete të ndryshme në Turqi përpara zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Gjatë fjalimeve të tij publike, Erdogan shpesh ka përsëritur: “Për mua, Sisi nuk është president i Egjiptit, Presidenti i Egjiptit është Mohamed Morsi, sepse ai është zgjedhur publikisht.”.

Mohamed Morsi u bë president në vitin 2012 në zgjedhjet e para të vërteta demokratike të Egjiptit para se të largohet nga një grusht shteti vitin e ardhshëm. /Mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button